Tentim për plaçkitje të Bankës Kombëtare të Serbisë në Leposaviq, raportohet për një të plagosur

Lajme

Tentim për plaçkitje të Bankës Kombëtare të Serbisë në Leposaviq, raportohet për një të plagosur

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 13:06
Banka

Të enjten në Leposaviq, komunë në veri të Kosovës, është tentuar të plaçkitet ndërtesa e Bankës Kombëtare të Serbisë, dhe për pasojë është plagosur një person.

Siç raporton Radio Evropa e Lirë nga vendi i ngjarjes, në këtë incident janë përdorur armë zjarri.

Policia e Kosovës është raportuar se nuk ka qenë në vendngjarje as gjysmë ore pas incidentit.

Në vendngjarje kanë mbërritur pjesëtarët e EULEX-it, misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.

Policia e Kosovës është instanca e parë intervenuese për sigurinë, EULEX-i i dyti dhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i treti.

Sipas informatave të qendrës shëndetësore lokale, në këtë incident ka mbetur i plagosur një punonjës i kompanisë Henderson, e cila transporton para për nevojat e bankave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat