30 ditë paraburgim për serbin që dyshohet se mori pjesë në Masakrën e Dubravës

Lajme

30 ditë paraburgim për serbin që dyshohet se mori pjesë në Masakrën e Dubravës

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 17:51
Milosavljevic Gavrilo

Burime të Gazetës kanë njoftuar se Milosavljevic Gavrilo serbi i dyshuar për krime krime lufte kundër popullsisë civile, konkretisht në masakrën e Dubravës, i cili u arrestua sot, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Komunikata e plotë e Policisë:

“Policia e Kosovës, respektivisht Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim dhe me autorizim të Prokurorisë Speciale, ka zhvilluar hetime lidhur me krimet e kryera gjatë periudhës kohore të viteve 1998/99 në Kosovë, ku përmes rrugëve hetimore- operative ka pranuar informacion për një të dyshuar potencial si pjesëmarrës në këto krime, konkretisht në masakrën e Dubravës në maj 1999.

Policia e Kosovës, me datën 01.12.2022, ka shoqëruar të dyshuarin mashkull kosovar serb, G. M. (1958) në Polici për intervistim dhe procedura të mëtejme. Në konsultim me prokurorin kompetent i dyshuari i lartcekur është intervistuar në prezencë të avokatit të tij të siguruar sipas detyrës zyrtare, nën dyshimin se i njëjti është përfshirë në veprën penale ‘krime lufte kundër popullsisë civile’”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat