Gruaja e Selimit falënderon pjesëmarrësit në ekspozitën “Në Garë me Botën Gri”

Lajme

Gruaja e Selimit falënderon pjesëmarrësit në ekspozitën “Në Garë me Botën Gri”

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 20:03
Shqipe Mehmeti-Selimi

Gruaja e Rexhep Selimit njëherit edhe deputetja e Lëvizje Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në ekspozitën e Rexhep Selimit e cila u prezantuar sot në Prishtinë me titullin “Në Garë me Botën Gri”,.

Selimi ka thënë se për nder të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë janë ekspozuar 110 piktura të punuar nga Rexhep Selimi.

Më tej, ajo ka falënderuar në mënyrë specifike Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për angazhimin e saj.

Tutje, ajo ka njoftuar edhe për kohëzgjatjen e ekspozitës.

Këtu keni statusin e plotë:

“Për nder të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë sot u ekspozuan 110 piktura të punuara nga Rexha.

Falënderoj gjithë pjesëmarrësit të pranishmit dhe mediat që ishin prezent në hapjen solme të ekpozitës “Në Garë me Botën Gri”.

Falënderim i veçant shkon për Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit për angazhimin e saj që kjo ekpozitë të realizohet pikërisht për nder të festave të Nëntorit.

Ekspozita do të qëndroj e hapur deri më 04 dhjetor 2022, National Museum of Kosova – Muzeu Kombëtar i Kosovës.”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat