Daçiq: BE-ja më në fund pranoi se Beogradi është e vetmja palë konstruktive në dialog

Lajme

Daçiq: BE-ja më në fund pranoi se Beogradi është e vetmja palë konstruktive në dialog

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 15:34
Ivica Daçiq

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se në dialogun për Kosovën problemi është në anën e Prishtinës e cila, sipas tij, nuk do të jetë kurrë pjesë e zgjidhjes pa presion ndërkombëtar, shkruan N1info.

“Ne jemi pjesë e zgjidhjes dhe ata janë pjesë e problemit. Prishtina nuk do të jetë kurrë pjesë e zgjidhjes pa presion ndërkombëtar”, u tha Daçiq gazetarëve në Beograd, duke shtuar se Kosova mendon që bashkësia ndërkombëtare nuk do të ndërmarrë asnjë veprim dhe se qëndrimi i djeshëm i BE-së se Beogradi ishte e vetmja palë konstruktive në negociata është, siç tha, “fatkeqësisht për herë të parë fakt pozitiv”.

“Shpresojmë se bashkësia ndërkombëtare do të mund të gjejë mënyra për ta kërcënuar Kurtin që të jetë në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe të arrihet një zgjidhje, por adresa për këtë është Prishtina. Serbia do t’i përgjigjet çdo ftese të mëvonshme, deri atëherë BE-ja dhe SHBA-ja duhet ta zgjidhin atë çështje me Kurtin”, tha ai.

Si shkaktar i të gjitha problemeve në Kosovë, ai vlerësoi moszbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe lëvizjet e njëanshme të Prishtinës dhe shprehu  shpresën se vonesa prej 48 orësh në aplikimin e masës për ndëshkimin e shoferëve që nuk kanë ndërruar targa në RKS është një afat i pranuar për të arritur disa zgjidhje.

Siaps Daçiqit, Serbia dje në Bruksel u tregoi të gjithëve se është një partner serioz dhe i parashikueshëm dhe se ekziston dëshira për t’i zgjidhur të gjitha problemet në mënyrë paqësore, edhe pse palës serbe nuk i pëlqejnë shumë nga propozimet.

“Ne nuk do të bëjmë asnjë lëvizje të njëanshme që mund të rrezikojë situatën në Kosovë. Të gjithëve ua kemi treguar qartë se shkaku i të gjitha problemeve në Kosovë është moszbatimi i Marrëveshjes së Brukselit”, tha ai dhe vlerësoi se “’në fakt është një përpjekje për të imponuar sovranitetin e shtetit të Kosovës në veri, ku nuk ka qenë e mundur deri më tani dhe se nuk do të jetë sepse nuk e dëshiron populli serb’”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat