15 vjet nga zgjedhjet parlamentare dhe lokale 2007

Lajme

15 vjet nga zgjedhjet parlamentare dhe lokale 2007

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 07:27
Foto ilustrim

Qytetarët e Kosovës votuan më 17 nëntor 2007, për të preferuarit e tyre në zgjedhjet parlamentare dhe lokale.

Në zgjedhje garuan 97 subjekte politike përfshirë edhe ato të pjesëtarëve të komunitetit serb. Ato u monitoruan nga një numër i madh vëzhguesish, vendorë dhe ndërkombëtarë.

Të drejtë vote kishin 1.567.690 votues të regjistruar, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje ishte 628.630 votues ose 40.09%.

Në këto zgjedhje Partia Demokratike e Kosovës doli parti e parë dhe kryetari i saj Hashim Thaçi u zgjodh kryeministër i Kosovës, më 9 janar 2008, kur ishte formuar koalicioni qeveritar PDK-LDK.

Qeveria ishte përbërë nga kryeministri, dy zëvendëskryeministra dhe 17 ministra. 

PDK në këto zgjedhje mori 196 mijë e 207 vota ose 34.3% të votave, LDK 129 mijë e 410 ose 22.6 %, AKR 70 mijë e 165 ose 9.6%, LDD-PSHDK 57002 ose 10%, AAK 54 mijë e 611 ose 9.6%, Partia ORA 4.1% dhe Partia e Drejtësisë (PD) 1.7%, ndërsa trembëdhjetë partitë minoritare kishin fituar 5.4% të votave.

PDK në këto zgjedhje siguroi 37 ulëse në Kuvend, LDK 25, AKR 13, LDD-PSHDK 11, AAK 10,, KDTP 3, PDAK 3, VAKAT 3, SLS 3, SDSKIM 2, SDA 2 etj. 

Më 17 shkurt 2008, ligjvënësit e Kosovës kanë kryer një akt historik me një rëndësi të madhe jetike për fatin e vendit - nënshkruan dhe miratuan solemnisht Deklaratën e Pavarësisë, datë kjo që shënon një nga ditët më me vlerë në historinë e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat