Kjo është serbja që e mori fletëqortimin e parë, por thotë se s’planifikon ta ri-regjistrojë veturën

Lajme

Kjo është serbja që e mori fletëqortimin e parë, por thotë se s’planifikon ta ri-regjistrojë veturën

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 09:20
Pamje nga video

Policia e Kosovës raportohet të ketë dhënë mbrëmë pas mesnate qortimin e parë për një qytetare serbe në veri të vendit.

Siç është raportuar ky fletëqortim është lëshuar në vendkalimin kufitar në Jarinje, pak minuta pas përfundimit të afatit dhe hyrjes në fuqi të fazës së parë të vendimit për ri-regjstrim të automjeteve.

Siç u raportua nga “Kosovo-online”, një veturë e regjistruar me targa “KM”, e cila drejtohej nga një femër tashmë ka marrë një fletëqortim.

Me këtë rast, kjo qytetare serbe deklaroi shkurt se nuk ka pasur shqetësime në vendkalimin në Jarinje dhe se punonjësit e policisë i kanë dorëzuar një fletë me udhëzime për ri-regjistrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat