Hill reagon sërish: Mosmarrëveshja për targat nuk do t’i zgjidhë çështjet kryesore

Lajme

Hill reagon sërish: Mosmarrëveshja për targat nuk do t’i zgjidhë çështjet kryesore

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 08:49
Christopher Hill

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill tha se tejkalimi i mosmarrëveshjes për riregjistrimin e automjeteve nuk do të kontribuojë në zgjidhjen e çështjeve kyçe ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Hill mbrëmë për gazetarët në Serbi, tha se  nuk duhet dialogu të kthehet në zgjidhje mosmarrëveshjeje, por duhet dialog për të zgjidhur çështjet e mëdha.

Duke theksuar se këto janë çështje kyçe, Hill thotë se në vend të kësaj, “kemi të bëjmë me çështje targash”.

“Sido që të përfundojë çështja, nuk mendoj se do të zgjidhë shqetësimet kryesore të të dyja palëve – anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe çështjen e së ardhmes së komunitetit serb. Targat nuk do ta zgjidhin këtë”, thekson ai.

Ai gjithashtu beson se zgjidhja duhet të vijë nga dialogu i Brukselit dhe se Beogradi dhe Prishtina duhet të bashkëpunojnë në zgjidhjen e çështjeve të hapura.

“Ne nuk duam që dialogu të kthehet në zgjidhje mosmarrëveshjeje, ne duam dialog për të zgjidhur çështje më të mëdha”, thotë Hill.

Hill edhe ditë më parë ka thënë se është i zhgënjyer që për shkak të çështjeve të vogla teknike si targat dhe energjia në veri të Kosovës janë lënë anash tema të mëdha siç është ajo e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në instancat tjera euro-atlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat