Daçiq: Kosova nuk mund të ketë më shumë se 83 vota në KB

Lajme

Daçiq: Kosova nuk mund të ketë më shumë se 83 vota në KB

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 11:00
Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka deklaruar për televizionin e afërt me pushtetin, “TV Happy” se Kosova “nuk ka shumicën e qetë për anëtarësim të mundshëm në Kombet e Bashkuara dhe se nuk mund të marrë më shumë se 83 vota në këtë organizatë” dhe se ka edhe “veto në Këshillin e Sigurimit për një vendim të tillë”, duke shpresuar në veton e “nënës Rusi”.

Daçiq ka thënë se nëse Kosova zyrtarisht anëtarësohet në Kombet e Bashkuara, automatikisht fiton status shtetëror, kështu që “gjithçka relativizohet”.

“Kosova nuk dëshiron të hyjë si Palestina, ajo është vetëm anëtare e asociuar dhe ata këtë nuk e duan për Kosovën, por si anëtare me të drejta të plota. Ajo nuk mund të marrë më shumë se 83 vota, nuk e kanë më shumicën e qetë, por nga ana tjetër, kjo duhet të kalojë edhe në Këshillin e Sigurimit, ku për një vendim të tillë “duhet të vihet veto”.

Gjithçka tjetër është çështje margjinale. Vuçiq ka thënë se nuk kanë bërë asnjë propozim për bisedime. Kurti do të sillet kështu derisa nuk merren disa masa”, ka pretenduar Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat