Shefqet Krasniqi padit Blerim Latifin për shpifje

Lajme

Shefqet Krasniqi padit Blerim Latifin për shpifje

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 18:23
Shefqet Krasniqi dhe Blerim Latifi

Imami i njohur, Dr. Shefqet Krasniqi ka paditur profesorin universitar, Blerim Latifin.

“Paditësit Shefqet Krasniqit i është cenuar rëndë përsonaliteti moral, shpirtëror, familjar, shoqëror, kolegial e publik. Shpifja në emër të lirisë së shprehjes që cënon rëndë dinjitetin moral dhe veprimtarinë intelektuale të personit tjetër, nuk përbën liri të shprehjes, ngase kufiri i lirisë së shprehjes dhe shpifjes qëndron në dëmtimin e reputacionit të personit tjetër. Në këtë rast, reputacioni i të paditurit është atakuar rëndë, pasi që akuza apo shpifja përmban terme dhe pohime të rënda, si “prapa tij qendrojne miliona euro dhe dollare, për të përhapur islamin politik dhe vehabizmin si dhe për të deziorentu shoqerine” thuhet në dokumentin e siguruar nga media.

Ditë më parë në emisionin “Pressing”  Blerim Latifi akuzoi hoxhë Shefqet Krasniqin se “prapa tij qëndrojnë miliona euro dhe dollarë, për të përhapur islamin politik dhe vehabizmin”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat