Dalin pamjet/ Skena të tmerrshme të plagosjes së qytetarit në qendër të Podujevës

Lajme

Dalin pamjet/ Skena të tmerrshme të plagosjes së qytetarit në qendër të Podujevës

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 16:31
Pamje nga Podujeva

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujevë sot gjatë ditës. Në videot dëgjohe të shtëna armësh në qytetin e Podujevës.

Në videot shihet një qytetar i shtrirë në tokë, gjersa një tjetër tenton t’i ndihmojë atij të ngritët. E gjatë këtij tentim-ndihme, dëgjohen krisma armësh.

Në video, një qytetar shihet në asfalt i shtrirë, për të cilin dëshmitarët thanë se është i plagosur.

Në vend të ngjarjes më vonë është parë edhe Policia e Kosovës.

Një medium lokal nga Podujeva pretendon se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të objektit të Komunës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat