Zymer Gashi, i cili është gjenerata e katërt e familjes që merret me kultivimin e deleve, ka thënë se këtë e ka pasion të jetës.
“Brezi i katër jam unë që i kemi delet. E kam pasion të jetës, nuk mund të jetoj pa to”, ka thënë ai.
Zymer Gashi nga fshati Osek Hylë të Gjakovës, ka thënë se kultivimi i deleve është një punë e vështirë.
Tutje, ai ka folur për dashin e racës ‘vilushan’, që e ka shitur për 1 mijë e 600 euro.