Ndërkombëtarët vendosin Serbinë “me shpatulla pas muri”, Brnabiç: Presioni për Kosovën do të rritet

Lajme

Ndërkombëtarët vendosin Serbinë “me shpatulla pas muri”, Brnabiç: Presioni për Kosovën do të rritet

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 14:55
Ana Brnabiç

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka thënë ditën e djeshme se formulimi “zgjidhje urgjente e çështjes së Kosovës” që shfaqet gjithnjë e më shpesh në raportet evropiane do të thotë se qarqe të caktuara ndërkombëtare duan të shohin një zgjidhje për këtë çështje.

“Në këtë kuptim, presioni do të rritet, sepse faktorë të caktuar ndërkombëtarë duan të shohin zgjidhjen e kësaj çështjeje të hapur dhe se ajo nuk është më në agjendë”, u tha ajo gazetarëve në Qeverinë e Serbisë”, tha Brnabiç.

Sipas saj, Beogradi zyrtar asnjëherë nuk është shmangur nga gjetja e një zgjidhjeje kompromisi që do të ishte afatgjatë dhe do të siguronte paqe dhe stabilitet të përhershëm. Ajo nuk ka dashur të komentojë raportin e Komisionit Evropian. Duke folur për sanksionet kundër Rusisë, Brnabiç tha se ajo beson se Serbia është në një pozitë specifike, se populli nuk është në favor të saj sepse kanë pësuar sanksione.

“Serbia nuk është neutrale, ne kemi vendosur qartë kundër agresionit dhe kemi thënë se është një shembull flagrant i shkeljes së ligjit ndërkombëtar”, tha Brnabiç. Kujtojmë se pak ditë më parë kryeministrja serbe u shpreh se Beogradi nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj dhe se nuk do të vendosen sanksione ndaj Rusisë.

“Ne nuk po e ndryshojmë qëndrimin tonë. Është i vetmi qëndrim në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe nuk ndryshon në lidhje me një pjesë të botës apo një shtet individual”, tha kryetarja e qeverisë serbe. Bashkimi Europian ka vendosur një sërë sanksionesh ndaj Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë dhe Serbia është ndër të paktat shtete që nuk e ka bërë diçka të tillë. Nga ana tjetër presioni i BE dhe SHBA ndaj Serbisë është shumë i fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat