Rama përplaset me përfaqësuesen serbe: Ku janë organet e trafikuara? Nuk ka

Lajme

Rama përplaset me përfaqësuesen serbe: Ku janë organet e trafikuara? Nuk ka

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 17:19
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i është kundërpërgjigjur përfaqësueses serbe në Këshillin e Evropës.

Ai tha se edhe pas 11-vjetëve nuk janë vërtetuar pretendimet e ish-senatorit zviceran Dick Marty, lidhur me trafikimin e organeve nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Rama tha se nuk ka trafikim të organeve.

“Jemi 11 vjet më pas. Ku janë organet e trafikuar? Nuk ka. Pra, nuk është e patakt zonjë, që të thërrasësh këtu, e t’u kërkosh të gjithëve këtu që të vënë në vend besueshmërinë e vet dhe të rivendos besimin e njerëzve tek ata”.

“Dhe nuk është e patakt që të ndash me ju fakte. Dhe mund ta kuptojë, në fakt i vetmi person që do ta kuptoja nga ajo se çka dëgjova është kolegia serbe, ajo është e tronditur, natyrisht do të duhet kohë për Serbinë që ta përthith e të jetojë me këtë dhe në fund të bëj njohjen e Kosovën dhe së bashku të ndërtojnë paqen”.

Edi Rama, në Asamblenë e Këshillit të Evropës ka propozuar rezolutë kundër raportit të Dick Martyt, që i fajëson ish-krerët e UÇK-së për trafikim organesh të njerëzve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat