Vdes ish-veterani i UÇK-së, ishte i plagosur në luftë

Lajme

Vdes ish-veterani i UÇK-së, ishte i plagosur në luftë

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 21:29
Afrim Kadriu

Ka vdekur ish ushtari i UÇK-së, njëherit invalid i luftës, Afrim Kadriu.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga Zona Operative e Llapit, ku kanë treguar se varrimi i të ndjerit do të bëhet në fshatin Revuqë në orën 14:00.

Njoftimi i plotë:

Me dhembje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin se ka ndërruar jetë ish Pjestari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëkohesisht Invalid i Luftës së U.Ç.K-së Afrim Kadriu

Varrimi i të ndjerit bëhet më 08.10.2022 në Fshatin Revuqë në ora 14:00

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat