Duraku: Urdhëresat për infermierët të cilat po i kundërshtojmë janë diskriminuese

Lajme

Duraku: Urdhëresat për infermierët të cilat po i kundërshtojmë janë diskriminuese

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 20:01
Enlirat Duraku

Enlirat Duraku nga Sindikata e punëtorëve shëndetësorë të QKUK-së ka komentuar pezullimin e protestës së paralajmëruar për dje, lidhur me rishqyrtimin e urdhëresave për infermierët.

Infermieri Duraku potencoi se ka një javë që kanë dorëzuar kërkesën në udhëheqësinë e QKUK-së, por që ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

Disa nga kërkesat që po kërkohet të largohen janë nënshkrimi i infermierëve në hyrje-dalje në klinikë dhe ajo që infermierët ta ftojnë mjekun në rast nevoje nëse i njëjti nuk është në repart.

Sipas tij, këto urdhëresa në shumicën e rasteve janë diskriminuese për infermierët.

“Si të tilla, këto urdhëresa nuk janë në përputhje as me legjislacionin në fuqi, as me kontratën e punës, e as me Ligjin e Punës. Andaj për këtë ka qenë edhe shkaku që i kemi konsideru dhe ende i konsiderojmë se janë diskriminuese në shumicën e rasteve”, tha ai.

Shoqata Sindikale e punëtorëve shëndetësorë të QKUK-së ka paralajmëruar për dje protestë duke filluar nga ora 12:00, por që e njëjta është anuluar pas takimit të kryetares Tevide Imeri me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat