Gazetarja: Kam qenë në klasë të katërt kur jam ngacmuar seksualisht, atëherë ndryshoi diçka te unë

Lajme

Gazetarja: Kam qenë në klasë të katërt kur jam ngacmuar seksualisht, atëherë ndryshoi diçka te unë

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 23:21
Ilustrim

Gazetatarja Donika Gashi ka thënë se ishte në klasën e katërt, kur u ngacmua seksualisht për herë të parë, dhe se që atëherë, ndryshoi përceptimi i saj për disa të rritur.

Ajo përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se nga ajo ditë, kujdeset kur ecë vetëm, sidomos natën.

Postimi i plotë i saj:

Kam qene ne klase te katert kur per here te pare jam ngacmuar seksualisht ne rruge. Fjalet e pista i mbaj mend ende, por me teper se fjalet e kujtoj se dicka ndryshoi tek une. Ai moment ndryshoi perceptimin tim per disa te rritur. Prej asaj dite une jam tejet e kujdesshme kur eci vetem, sidomos naten. Ketu ngacmohesh seksualisht ende pa ditur asgje per trupin e seksin.

Une nuk kam takuar ende asnje grua qe nuk eshte cenuar verbalisht e disa here edhe fizikisht, nga ndonje i panjohur ne rruge.

Prandaj video e Mrikes eshte traumatike per grate. Pasi secila kemi histori te ngjashme. Secila, paperjashtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat