I dyshuari për sulmin seksual në Pejë në mbajtje 48 orë

Lajme

I dyshuari për sulmin seksual në Pejë në mbajtje 48 orë

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Policia në Pejë ka konfirmuar arrestimin e 25-vjeçarit me inicialet F.B., si i dyshuar në sulmin seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi mbrëmjen e së martës në Pejë. Madje, ai është në mbajtje prej 48 or me vendim të prokruorit.

“Të martën rreth orës 21:30 ёshtё paraqitur viktima femër kosovare, e cila informon se deri sa ka qenë duke ecur nё rrugën ‘Wesli Clark’ nё Pejё, njё person i panjohur pёr viktimën e ka kapur nga pas dhe e ka mbajtur pa dëshirën e saj, duke e prekur ne pjesë tё ndryshme tё trupit. Viktima ka arritur qё tё largohet nga i dyshuari dhe e njëjta ka ardhur nё Stacionin Policor nё Pejё, e cila deklaroi pёr ngjarjen”, njoftoi policia.

Policia tha se menjёherё ka marrё tё gjitha masat e nevojshme pёr zbardhjen e kёtij rasti, dhe pas një pune intensive operativo-hetimore, nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, sot ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë personin e dyshuar F.B, lindur më 1997.

“Pёr tё gjitha kёto veprime ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, ndёrsa i dyshuari pas intervistimit tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё”, njoftoi policia.

Alpinistja Mrika Nikqi publikoi mbrëmjen e së premtes videon ku shihet që i dyshuari F.B. e ndjek nga pas dhe e kap në pjesë të dnryshme të trupit. Pas rezistencës së saj dhe kalimtarëve të rastit, ai largohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat