Media serbe: Vuçiqit i vjen ultimatumi të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, brenda vitit!

Lajme

Media serbe: Vuçiqit i vjen ultimatumi të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, brenda vitit!

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 16:22
Aleksandër Vuçiç

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka vetëm një vit afat që të nënshkruajë një marrëveshje me Kosovën dhe një ditë afat që t’i vendos sanksione Rusisë, menjëherë pasi të formohet qeveria e re me në krye Ana Bërnabiç.”,

Kështu shkruan media e Beogradit ‘Danas’, duke cituar burime diplomatike.

Nëse Serbia nuk është e gatshme të harmonizojë politikat e jashtme me ato të Bashkimit Evropian, atëherë do të përballet me masa kufizuese të BE-së.

“Nëse Bashkimi Evropian vendos për sanksione, hapi i parë do të jetë ndalimi i fluksit të parave në Serbi, pastaj anulimi i Shengenit, ndalimi i negociatave për anëtarësim në BE dhe më pas vijnë sanksionet”.

Nga ana tjetër, Vuçiç do t’i mbajë shpresat te mbështetja e udhëheqësit autoritar në Hungari, Viktor Orban dhe te Komisioneri i BE-së, Oliver Varhelji, nëse BE vendos të ndërmarrë veprime të tilla.

“Aleksandër Vuçiç shpreson në mbështetjen e Viktor Orbanit për ta bllokuar atë ose përmes Këshillit të BE-së, ose përmes Komisionerit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelji”, shkruhet në artikull.

Megjithëse, shanset që BE t’i vë sanksione Serbisë janë të pakta, sipas burimeve të Danas, mund të ndodhë që Parlamenti Evropian të miratojë rezolutë për t’i pezulluar negociatat për anëtarësim të Serbisë në BE.

“Parlamenti i BE-së është më i lirë të miratojë një rezolutë që i bën thirrje Komisionit të BE-së dhe Këshillit të BE-së të pezullojnë negociatat, dhe në mes të krizës në Ukrainë, ajo do të ketë mbështetjen e shumicës së qytetarëve të BE-së”, përfundon artikullin Danas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat