Habit me deklaratën e tij shqiptari nga Kosova: Kam parë UFO 3 net rresht, ushtarët e NATO-s panë gjithçka

Lajme

Habit me deklaratën e tij shqiptari nga Kosova: Kam parë UFO 3 net rresht, ushtarët e NATO-s panë gjithçka

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 09:40
Besnik Lajqi

Besnik Lajqi, një koleksionues nga Kosova, në një intervistë që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, tregoi se ka parë UFO në Kosovë.

Ai po fliste për një kërpudhë gjigande që ka gjetur në fshatin Drelaj në bjeshkët e Rugovës, ku tha se kishte parë gjithashtu UFO në të njëjtin fshat.

“Para shumë vitesh në këtë fshat kam parë dhe Ufo. I pashë në qiell, në bjeshkë dhe thirra policinë.

Ushtarakët e NATO-s panë filmimin. Kam parë 3 net, ndonjëherë nga 10 dhe 20 minuta. I kam parë dhe në Bosnje dhe kështu mendova se mos është ndonjë dhuratë nga ata.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat