Daçiq akuzon BE dhe perëndimin: Vetëm atyre iu pengon plani konsultues mes Rusisë edhe Serbisë

Lajme

Daçiq akuzon BE dhe perëndimin: Vetëm atyre iu pengon plani konsultues mes Rusisë edhe Serbisë

Nga: F. B. Më: 27 shtator 2022 Në ora: 11:01
Ivica Daçiq

Kreu i SPS, Ivica Daçiq i dërgoi mbështetje Vuçiqit në këto momente të vështira në të cilat ndodhet Serbia për shkak sipas tij politikës së pavarur dhe të bazuar në interesat e Serbisë.

“Serbia me të gjitha forcat përpiqet për paqe duke marr pjesë në bisedimet në Bruksel, ndonëse Prishtina nuk do të përmbush atë për çka u pajtua, duke provokuar me hapa të njëanshme që kanë qëllim përfitimin e veriut dhe përndjekjen e dëbimin e serbëve. BE dhe perëndimi heshtin duke miratuar sjelljen e Prishtinës, heshtin edhe në rezultatet e fundit të regjistrimit në Kroaci, në kërkesën për revidimin e marrëveshjes së Dejtonit, kur ministritë e jashtme të Kosovës edhe Shqipërisë arrijnë marrëveshje për përfaqësi të përbashkëta diplomatike dhe ndihmesën në pranimin e Kosovës”, u shpreh Daçiq.

Vetëm BE dhe perëndimit reagojnë kur duhet kërcënuar Serbia, si është tash lidhur me planin konsultues mes ministrive të Serbisë edhe Rusisë, tha ai.

“Unë personalisht si ministër i jashtëm për 6 vite kam nënshkruar marrëveshje të tilla me Rusinë dhe vendet tjera, që është praktikë e zakonshme gjë që nuk ndikon në politikën e jashtme të Serbisë. Por kjo nuk ju pengon atyre, por qëndrimet e Vuçiqit për politikë sovrane e të pavarur, që bazohen në interesat e Serbisë”, tha Daçiq.

Parimet bazë të drejtës ndërkombëtare mbase vlejnë edhe për Serbinë dhe integritetin e sovranitetin tonë, shtoi ai.

“Kjo është ajo që iu pengon, pse Serbia fuqishëm qëndron në mbrojtjen e integritetin, kur ata vlerësuan se nuk vlen për Serbinë duke pranuar Kosovën.  Ata nuk po kuptojnë se asnjë presion joparimor dhe kërcënim nuk mund të ndikoj në Vuçiqin që të ndryshoj politikën e tij :çdo gjë për paqen, por Serbinë për asgjë. Në këto momente kyçe për popullin dhe shtetin është e nevojshme uniteti dhe stabiliteti”, tha ai.

“Ndërsa sa i përket SPS ne përherë qëndrojmë në  mbështetje Vuçiqit  që përpiqet për paqe edhe mbrojtje të interesave kombëtare e shtetërore”, tha Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat