Vajza që u ngacmua seksualisht në Prishtinë është 6-vjeçare, ish-deputeti flet për gjendjen e saj

Lajme

Vajza që u ngacmua seksualisht në Prishtinë është 6-vjeçare, ish-deputeti flet për gjendjen e saj

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 23:26
Foto ilustrim

Vajza e cila ishte ngacmuar seksualisht nga një person i moshës madhore i përkiste komunitetit egjiptian, gjithashtu është arritur të identifikohet edhe vendi ku banonte.

Rasti është dërguar në polici dhe është duke u hetuar, gjithashtu e mitura nuk ka pasur kontakt fizik me ngacmuesin.

Ish-deputeti Veton Berisha ka thënë se vajza nuk ka qenë në dijeni se për çfarë ngacmimi bëhet fjalë.

“Deri në momentin e publikimit të videos as vajza, as familja nuk e kanë ditë për ngjarjen për shkak se vajza ka qenë e asaj moshe që se ka kuptu fare çfarë lloj ngacmimi ka ndodhë me të”, ka thanë Berisha.

Vajza tashmë është e moshës 6-vjeçare, ndërsa ky ngacmim ka ndodhur vitin e kaluar. Berisha ka shtuar se ngacmimi ndaj të miturës ishte parë edhe nga një familjare e saj, e cila ka thënë se nuk ka pasur kontakt fizik.

Gjithashtu ai tha se vajza është në gjendje të mirë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat