Vuçiq paralajmëron krijimin e lëvizjes së madhe kombëtare edhe shtetformuese në Serbi

Lajme

Vuçiq paralajmëron krijimin e lëvizjes së madhe kombëtare edhe shtetformuese në Serbi

Nga: F. B. Më: 20 shtator 2022 Në ora: 09:13
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë dhe SNS në pushtet Aleksandar Vuçiq mbrëmë nga MNju Jorku ku do të marr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ka deklaruar se në gjashtë muajt e ardhshëm në Serbi do të krijohet lëvizja e madhe kombëtare edhe shtetformuese në Serbi, pa dhën[ detaje tjera, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

Sipas Vuçiq, kjo lëvizje kombëtare ka synim mbijetesën dhe përparimin e Serbisë dhe se ai do formohet në periudhën e ardhshme gjashtë mujore.

“Po paralajmëroj krijimin në gjashtë muajt e ardhshëm të Lëvizjes së madhe kombëtare dhe shtetformuese për mbijetesën dhe përparimin e Serbisë si dhe kundërshtimin e këtyre sëmundjeve të rënda që në kuptimin politik kanë përfshirë shoqërinë tonë” tha Vuçiq.

“Ne duhet të përpiqemi dhe luftojmë për atë rrugë normale dhe të denjë për Serbinë. Kjo do të jetë rruga të cilën e kam ndërtuar për lëvizjen e gjerë popullore, për të parë pakuptimin e këtyre që do shkatërronin shtetin për një ditë, por edhe këta tjerët që nuk e fshehin se nesër do të pranonin pavarësinë e Kosovës” deklaroi Vuçiq.

Pas diskutimeve edhe debatit shpesh të acaruar edhe me ndër-akuza të zhvilluar në Kuvendin e Serbisë , Vuçiq gjen kohë që nga ShBA të sulmojë dhe demaskoj opozitën duke i akuzuar se do shkatërrojnë shtetin dhe se hapur deklarojnë se do njohin pavarësinë e Kosovës.

“Të krijojmë Serbi të denjë në të cilën të gjithë do të jenë të mbrojtur, kjo është diçka që Serbisë i duhet më shum[ë se asnjëherë më parë, duhet të ruajmë normalitetin. Dinjitetin, stabilitetin dhe paqen në vend” tha ai,

Vuçiq ka theksuar edhe se beson shumë se kjo lëvizje do të ketë përkrahjen dhe mbështetjen e shumicës së popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat