Deputetë e kryetarë komunash të PDK-së dhe LDK-së darkojnë së bashku – s’mungojnë verërat

Lajme

Deputetë e kryetarë komunash të PDK-së dhe LDK-së darkojnë së bashku – s’mungojnë verërat

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 22:38
Deputetë e kryetarë komunash të PDK-së dhe LDK-së darkojnë së bashku

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka ndarë një fotografi me publikun duke darkuar me kolegë të partisë së tij në qytetin e Therandës.

Në foto bie në sy që prezent është edhe kryetari i Prishtinës nga radhët e LDK-së, Përparim Rama dhe ai i Drenasit nga PDK-ja, Ramiz Lladrovci.

Gjithashtu, prezent qe edhe i pari i Ferizajt, Agim Aliu, që iu bashkua ndejës.

Mes tjerash në këtë “darkë të vreshtave” në Rahovec shihen edhe deputetët e tjerë të PDK-së, si Enver Hoxhaj, Hajdar Beqa

““Darka e Vreshtave” sonte në Therandë. Kosova e bekuar. Çdo qytet i jep diell Kosovës. Theranda e veçantë me vreshtat e saj”, shkroi Kastrati në Facebookun e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat