Qytetari i frustuar mesazh Rrahman Jasharajt: I lutem Rrahman Jasharajt të mbledh mend njëherë e përgjithmonë, mos të…

Lajme

Qytetari i frustuar mesazh Rrahman Jasharajt: I lutem Rrahman Jasharajt të mbledh mend njëherë e përgjithmonë, mos të…

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 17:55
Qytetari dhe Rrahman Jasharaj

Këshilli grevist i kryesuar nga Rrahman Jasharaj i SBASHK-ut dhe kryeministri Kurti dje kanë mbajtur një takim për të shqyrtuar mundësit rreth një marrëveshje mes palëve për ndërprerjen e grevës në arsim.

Sidoqoftë ky takim nuk rezultoi me një marrëveshje. E për këtë mosmarrëveshje mes palëve duket se ata që po e vuajnë më së shumti janë fëmijët.

Gazeta sot ka provuar të marrë mendimet e disa qytetarëve rreth gjendjes së ditëve të fundit në arsim.

E njëri ndër ta u shpreh kategorikisht kundër grevës, duke thënë se kjo grevë është tejet e dëmshme, dhe duke shtuar se kjo grevë po bëhet vetëm për ta rrëzuar Qeverinë.

“Greva duhet të ndërpritet menjëherë, nuk luhet me fatin e nxënsave e studentave, nuk luhet, kërkun në botë nuk është kjo. Ka ndikim politikë në sindikatë, atë le ta dinë edhe opinioni”, u shpreh qytetari.

Ai gjithashtu pati edhe një mesazh për Rrahman Jasharajn.

“Për Rrahman Jasharajn unë e kam një mesazh. I lutem, sinqerisht e kam, i lutem Rrahman Jasharajt të mbledh njëherë mend përgjithmonë, mos të merret më me këso budallalliqe”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat