Vuçiq vazhdon të kërkojë tërheqjen e njohjeve të Kosovës

Lajme

Vuçiq vazhdon të kërkojë tërheqjen e njohjeve të Kosovës

Nga: F. B. Më: 14 shtator 2022 Në ora: 16:57
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka theksuar në debat me deputetët në Kuvendin e Serbisë se “tërheqja e njohjeve të pavarësisë së Kosovës përbënë mënyrën që të përforcohen pozicionet tona në bisedime dhe paralajmëroi vazhdimin e kësaj”, shkruan “RTS”, transmeton “Bota Sot”.

"Kjo nuk është ndeshje futbolli në të cilën keni sukses të nxirrni diçka, por të forconi pozicionin bisedues. Është e qartë se vendeve perëndimore nuk do të mund të ju ndërrojmë mendimet. Prishtina nga ShBA ka kërkuar të ndikoj në Vietnam dhe Keni, këtë po them për herë të parë. Do të tentoj të vendos kontakt me presidentin e Kenisë dhe shpresoj me miqtë tanë në Vietnam”, tha Vuçiq.

Në fushatën e tërheqjes se njohjeve është bërë shumë dhe me to mund të mbajmë pozicionet tona.

"E jemi sulmuar edhe për te, kanë thënë se kemi dhënë armë edhe gjëra tjera, kemi punuar në çnjohje dhe do vazhdojmë të punojmë”.

Ai shtoi se është e saktë se dëshirojmë normalizimin e raportit me Prishtinën pa njohje edhe pse vështirë të definohet, sepse secila palë shikon këtë në mënyrë të ndryshme.

Ju po flitni tërë kohën për gjëra të ndryshme dhe më së paku rreth Kosovës, akuzoi ai deputetët.

"Sa i përket Kosovës, të keni parasysh se secila fjalë e thënë gabimisht, do shfrytëzohet dhe komentohet nga ata që nuk i dëshirojnë mirë Serbisë, e të tillë ka shumë”, tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat