Petkoviq: Sulmi ndaj Nemanja Mitroviqit, tentim vrasje

Lajme

Petkoviq: Sulmi ndaj Nemanja Mitroviqit, tentim vrasje

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 10:04
Petar Petkoviq

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka bërë të ditur se mjekët e KBC-së në Mitrovicë e kanë informuar se fakti që mbrëmë i sulmuari Nemanja Mitroviq nga Babino Mosti është therur me thikë në qafë tregon qartë. se bëhej fjalë për një tentativë vrasjeje.

Ai në Twitter ka deklaruar se sapo ka folur me babanë e të sulmuarit Nemanja Mitroviq dhe se janë të shqetësuar sepse një shqiptar vendas nga familja Shabani ka vite që e terrorizon Babin Most-in pa u ndëshkuar.

“Mjekët e KBC-së më kanë informuar se fakti që Nemanja është goditur me thikë në zonën e qafës tregon qartë se bëhet fjalë për një tentativë vrasjeje!

Nemanja do të ketë kujdesin më të mirë të mundshëm nga mjekët tanë, ndërsa e ashtuquajtura zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë do t’i ofrojë ndihmë juridike familjes, në mënyrë që Shabani të mbajë përgjegjësi për krimet e tij”, tha Petkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat