Publikohet një video duke vallëzuar në Poloni/ Reagon Haki Abazi: Nuk jam unë

Lajme

Publikohet një video duke vallëzuar në Poloni/ Reagon Haki Abazi: Nuk jam unë

Nga: N. Sh. Më: 9 shtator 2022 Në ora: 15:10
Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka reaguar pasi sot u shpërnda në media një video, ku pretendohej se ishte Abazi duke vallëzuar në një ngjarje Poloni.

Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka thënë se njeriu që shihet në video nuk është ai.

Ai shkruan se, nuk marrë pjesë në asnjë ngjarje ahengu.

Abazi shton se kjo video ështënjë gënjeshtër dhe nuk është e vërtet.

“Kjo video që është postuar nga gjirafa sot dhe më referohet mua, është gënjeshtër dhe pa asnjë të vërtet në të. Njeriu që shihet në video nuk jam unë. Nuk kam marrë pjesë në asnjë ngjarje ahengu. Gjirafa po e vërteton sa e sa herë që manipulohet nga matrapazë dhe po e rrezikon kredibilitetin e saj”, ka shkruar Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat