S’kanë të ndalur rritjet e çmimeve: Shtrenjtohet edhe kosto e ndërtimit në Kosovë

Lajme

S’kanë të ndalur rritjet e çmimeve: Shtrenjtohet edhe kosto e ndërtimit në Kosovë

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 00:19
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar indeksin e kostos së ndërtimit (IKN) për tremujorin e dytë të këtij viti.

Aty theksohet se indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit pati ngritje për 2.2%, krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas ASK-së, ngritje më të mëdha kishte te: transporti (13.1%); kostot e tjera (4.7%); makineritë (4.0%); materialet (1.7%); pagat (1.4%); dhe energjia (0.6%).

“Ndërkaq, krahasuar TM2 2022 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM2 2021), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati ngritje për 19.8%.

Ngritja e indeksit kryesisht u vërejt te: transporti (35.5%); materialet (22.0%); energjia (15.6%); kostot e tjera (12.6%); makineritë (12.2%); dhe pagat (9.1%)”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat