“Ballkani i Hapur”/ Firmosen marrëveshjet e reja në Beograd – Rama publikon detaje

Lajme

“Ballkani i Hapur”/ Firmosen marrëveshjet e reja në Beograd – Rama publikon detaje

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 11:37 Përditësuar në ora: 13:29 më 02.09.2022
Samiti në Beograd i Ballkanit të Hapur. 2 shtator 2022.

“Ballkani i Hapur”, firmosen marrëveshjet e reja në Beograd

Janë firmosur marrëveshjet e reja në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd për tregtinë pa kufizime të ushqimeve, si dhe kinematografisë e aktiviteteve audio-vizuale në Ballkanin Perëndimor.

Marrëveshja Serbi-Kosovë, Rama përgëzon Vuçiqin: Zgjidhje e Ballkanit të Hapur

Nga samiti i Ballkanit të Hapur, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ndal tek rëndësia e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për lëvizjen me letërnjoftime mes qytetarëve të vendeve. Ai tha se kjo është zgjidhje e Ballkanit të Hapur.

Dje mund të kishte qenë një ditë krejt tjetër për hir të vërtetës, dje ne mund mos ishim fare këtu. Dje mund të ishte një tjetër ditë ku mediat tona, të Evropës e mbase edhe të botës, do ishin të mbushura me lajme shqetësuese për atë që ndodh në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës. Dita e djeshme tregoi qartë cila është rruga dhe cila është zgjedhja e ‘Ballkanit të Hapur’. Dhe sot dua ta them këtu me shumë krenari dhe shumë kënaqësi që edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti është një zgjidhje e ‘Ballkanit të Hapur’”, deklaroi Rama.

Rama përgëzoi presidentin serb Aleksandër Vuçiq për, siç tha, dhënien e një sinjali të qartë paqeje.

Dje ia kam thënë një gazetareje serbe që nuk do kishte qenë nevoja të shpenzohej gjithë ajo energji dhe të humbej gjithë ajo kohë nëse Kosova dhe vendet e tjera do ishin në Ballkanin e Hapur. Dhe për këtë dua realisht dhe publikisht t’i shpreh respektin tim presidentit të Serbisë që duke e materializuar këtë zgjidhje ka dhënë një sinjal shumë të qartë për të gjithë, që zgjidhja e parë është paqja. Zgjidhja e parë është zgjidhja për njerëzit. Natyrisht kjo nuk zgjidh të gjithë atë që mbetet për t’u zgjidhur, kjo as nuk e bën çështjen që ne na ndan një çështje të zgjidhur, por kjo është rruga”, vijoi Rama.

​Rama lavdëron Vuçiqin në Beograd: Dha sinjale paqeje me Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka lavdëruar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq se përmes marrëveshjes për dokumente ka dhënë sinjale paqeje me Kosovën.

Në Beograd të Serbisë, gjatë samitit të Ballkanit të Hapur, Rama tha se Kosovës nuk do t’i duhej të humbte aq shumë kohë dhe energji për ta zgjidhur çështjen e lëvizjes me letërnjoftime me Serbinë, nëse do të kishte qenë pjesë e “Ballkanit të Hapur”.

Rama: Vuçiq dha sinjale paqeje me Kosovën

Dje mund të ishte një ditë krejt tjetër për hir të vërtetës. Mund të ishte një ditë ku ne mund të mos ishim fare këtu, ku mediat tona dhe të Evropës të ishin mbushur me lajme shqetësuese për atë që ndodh mes kufirit Serbi-Kosovë. Dje u tregoi qartë se cila është rruga dhe cila është zgjidhja e Ballkanit të Hapur. Sot dua të them me krenari dhe kënaqësi se edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti është zgjidhja e Ballkanit i Hapur. Dje ia kam thënë një gazetare serbe se nuk do të kishte qenë nevoja të humbet gjithë ajo energji që Kosova dhe vendet e tjera do të ishin në Ballkanit të Hapur. Për këtë dua t’i shpreh respektin tim presidentit të Serbisë që duke materializuar këtë zgjidhje ka dhënë një sinjal shumë të qartë për të gjithë. Zgjedhja e parë, është paqja dhe zgjidhja për njerëzit. Natyrisht kjo nuk zgjidh të gjitha, as nuk e bën çështjen që ne na ndan një çështje të zgjidhur, por kjo është rruga”, tha ai.

Ndërkohë, sipas presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, përmes Ballkanit të Hapur, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë lidhur më shumë me njëra-tjetrën dhe se marrëdhëniet e tyre janë në maksimumin historik.

Vuçiq: Jemi lidhur më shumë përmes Ballkanit të Hapur

Më duket se ne jemi shumë të lidhur dhe kemi nevojë të ndërsjellë për njëri-tjetrin. Kjo tregohet nga shpeshtësia e takimeve tona. Pavarësisht faktit se disa nuk janë ende pjesë e nismës, ndoshta disa të tjerë nuk do të jenë, ne mund të zhvillojmë bashkëpunim të suksesshëm dhe nuk besoj se bëj gabim të them se marrëdhëniet tona në Ballkanin Perëndimor mes tre vendeve tona janë në maksimumin historik. Më kujtohet takimi i parë pas 70 vitesh pas takimit të Titos dhe Enver Hoxhës, kur u takuam unë e Edi Rama. Ishte një takim me energji të jashtëzakonshme politike, ndërkohë sot janë takime miqësore, bizneset dhe qytetarët tanë po kuptojnë shumë më mirë njëri-tjetrit”, theksoi ai.

Bashkëpunimin e ndërsjellë e vuri në pah edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski.

Kovacevski: Po punojmë për shkëmbimin e energjisë elektrike

“Po punojmë për shkëmbimin e energjisë elektrike për të përmirësuar këtë shkëmbim në nivel ndërkufitarë”, tha ai.

Pjesë e këtij samiti ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, i cili përshëndeti këtë nismë.

Ai përmendi edhe dialogun Kosovë-Serbi, sipas tij marrëveshja për dokumentet tregon se dy vendet duhet të përqendrohen tek interesat e përbashkëta në vend të dallimeve. Ndërkohë kërkoi një ujdi për çështjen e targave të automjeteve dhe çështjeve të tjera.

Çavusoglu: Turqia do të nxisë dialogun për të arritur një marrëveshje për targat

Nismën e Ballkanit të Hapur e shohim si një urë, midis Ballkanit dhe Bashkimit Evropian. Në të shkuarën zgjerimi ishte një prej politikave më të suksesshme të BE-së, por BE-ja është kthyer në vështrimin për brenda dhe interesat e brendshme kanë marrë pengë politikën e zgjerimit...Marrëveshja për kartat e identitetit tregon dhe vërteton se duhet të përqendrohen tek interesat e përbashkëta në vend të dallimeve. Turqia ka komunikim të hapur me dy palët dhe do të vazhdojmë të nxisim dialogun për të arritur një marrëveshje për targat dhe çështjet e tjera që mbeten”, tha ai.

Pjesë e këtij samiti ishin edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnje dhe Hercegovina, Zoran Tegeltija.

Ndërkohë, përkrahje ofroi edhe ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto.

Në Beograd nis samiti i Ballkanit të Hapur

Në Beogradi po mbahet takimi i ri në kuadër të Ballkanit të Hapur, ku po marrin pjesë zyrtarë nga shtetet e kësaj nisme, por edhe nga Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Hungaria dhe Turqia.

Ballkani i Hapur është nismë e përbashkët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, që ka për synim lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave mes shteteve pjesëmarrëse.

Deri më tani, Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina zyrtarisht nuk i janë bashkuar nismës, ndonëse përfaqësuesit e Bosnjës, për herë të dytë po marrin pjesë si të ftuar në takimet e kësaj nisme.

“Suksesi i këtij projekti varet shumë në atë se sa ne do ta konsolidojmë paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në nisjen e samitit.

Vuçiq së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, po kryesojnë këtë samit.

Vuçiq po ashtu tha se marrëveshjet e posaçme, në rast se ka ndalesa për eksportet e produkteve të caktuara, do të japin garanci se ndalesat nuk do të aplikohen për shtetet anëtare të Ballkanit të Hapur.

“U bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë, si në Qeveri ashtu edhe në opozitë, që të njohin rëndësinë e këtij projekti. Është shumë e rëndësishme për ne që të krijojmë një grup punues për parandalimin e krizave, pasi që e dimë se një vjeshtë dhe dimër i vështirë po afrohen”, tha Vuçiq.

Në takimin e 2 shtatorit po marrin pjesë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnjë e Hercegovinë nga radhët e komunitetit serb, Zoran Tegeltija. Po ashtu të pranishëm janë edhe kryediplomati i Hungarisë, Peter Szijjarto dhe ai i Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

“Pavarësisht faktit se disa ende nuk janë pjesë e Ballkanit të Hapur, shpresoj që ne do të zhvillojmë bashkëpunimin më të suksesshëm të mundshëm”, theksoi presidenti i Serbisë.

Rama: Ftesë për Greqinë dhe Italinë

Në hapje të samitit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se ftesa për pjesëmarrje u është dërguar edhe ministrave të Jashtëm të Greqisë dhe Italisë, por të njëjtit nuk kanë mundur të marrin pjesë në takimin e Beogradit.

“Shpresoj që do të marrin pjesë në takimin në Tiranë. Është shumë e rëndësishme për ne që nisma të mbledhë rreth vetes jo vetëm shtetet e rajonit, por edhe shtetet e rëndësishme nga zona përreth”, tha Rama.

Si pjesë e samitit, në takimin e liderëve do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit që janë përgjegjës për tërheqjen e investimeve brenda kësaj nisme. Po ashtu do të ketë takim të përfaqësuesve të grupeve të krizës, ku do të diskutohet për furnizimet me ushqim dhe energji.

Marrëveshjet dypalëshe do të nënshkruhen gjatë ditës.

Samiti po mbahet pas hapjes së Panairit të Verës, që është ngjarje në kuadër të Ballkanit të Hapur.

“Vizioni i Verës për Ballkanin e Hapur” është ngjarje që u hap më 1 shtator dhe në hapje morën pjesë, Vuçiq, Rama, Kovaçevski dhe zyrtarë të tjetër të shteteve që iniciuan Ballkanin e Hapur më 2019./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat