Strukturat paralele në pjesën veriore të Mitrovicës, vazhdojnë të nxjerrin grafite të reja nëpër sheshet kryesore të veriut.
Së fundmi, medium serb Radio Kontakt Plus, raporton se në afërsi të sheshit “Car Llazari” janë shfaqur grafite të reja.
Aty shkruhet: “NATO shko në shtëpi, këtu është Serbi”.
Duket kjo një ëndërr e pafund për serbët, pasi pavarësia e Kosovës është njohur edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Edhe gjatë javës së kaluar në Mitrovicën e Veriut në disa vende ishin shfaqur grafite me këto mesazhe: “Mos u shqetësoni”, “Jemi këtu”, “Po presim”.