Posta e Kosovës promovon faunën me pulla postare

Lajme

Posta e Kosovës promovon faunën me pulla postare

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Posta e Kosovës lëshoi sot në qarkullim emisionin e ri të pullave postare të titulluar “Fauna – Peshqit (trofta, mustaku dhe ngjala)”.

Sipas njoftimit për medie të Postës, peshqit janë burim i rëndësishëm për njerëzit në mbarë botën, veçanërisht për ushqim, derisa thuhet po ashtu se përmes pullave të reja promovohen para botës pasuritë natyrore që ka Kosova.

“Trofta është peshk i ujërave të ëmbla që jeton në shumicën e lumenjve të Shqipërisë. Trofta gjendet kryesisht në ujëra të ftohta dhe të kthjellëta me temperatura 10-16 °C dhe jeton në shumicën e lumenjve dhe liqeneve të Amerikës së Veriut, Azisë veriore dhe Evropës. Mustaku, që në këtë emision është prezantuar me dy pamje, është peshk mjaft i madh grabitqar që preferon të jetojë në lumenj dhe liqene me ujë të freskët. Mustaku është një përfaqësues i shquar i klasës së peshqve me rreze, rendi i mustakëve, familjes së mustakëve.

Trupi mjaft i fortë i këtij peshku është i mbuluar me një shtresë të trashë mukusi, e cila i siguron grabitqarit lëvizje të shkëlqyera në ujë. Koka është e gjerë dhe e trashë me sy relativisht të vegjël. Goja është gjithashtu e gjerë me një grup dhëmbësh, megjithëse të vegjël, por të shumtë. Ngjala është peshk i ujërave të ëmbla që jeton në shumicën e lumenjve dhe liqeneve të Shqipërisë dhe është i përhapur pothuajse në të gjithë lumenjtë dhe liqenet e Evropës ”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat