Ky është 62-vjeçari nga Podujeva që dyshohet se preku djalin 17-vjeçar në organe gjenitale dhe i ofroi para për seks

Lajme

Ky është 62-vjeçari nga Podujeva që dyshohet se preku djalin 17-vjeçar në organe gjenitale dhe i ofroi para për seks

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 13:10
Ilustrim

Një 62-vjeçar nga Podujeva ka rënë dje në prangat e Policisë, nën dyshimet për veprën penale “ngacmim seksual”.

U raportua se ai po dyshohet se e ka ngacmuar një 17-vjeçar, duke e prekur në organe gjenitale dhe duke i ofruar para në këmbim të marrëdhënieve seksuale.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur se personi që po dyshohet në lidhje me këtë rast është D. Berisha, ndaj të cilit Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Ai po dyshohet se e ngacmoi të miturin në njërën nga kafenetë e Podujevës, ku fillimisht e kishte ftuar për kafe dhe më pas ia bëri ‘ofertën’ për të kryer marrëdhënie seksuale.

Ky rast e ka tronditur të miturin, i cili e refuzoi burrin e dyshuar dhe u nis për në stacion policor, që ta denoncojë rastin.

Në dëshminë e tij, ai e ka përshkruar në detaje veprimet e të dyshuarit. Kjo bëri që prokurori të urdhërojë arrestimin dhe ndalimin e tij.

Me rastin e kontrollit policor te i dyshuari, zyrtarët policorë ia kanë gjetur një shumë të të hollave që është konfiskuar si dëshmi për rastin, si dhe i është konfiskuar telefoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat