“Rrnoft shkau, myslimanëve do t’ju…”, shpallet në kërkim radikali që ofendonte myslimanët nga Kosova

Lajme

“Rrnoft shkau, myslimanëve do t’ju…”, shpallet në kërkim radikali që ofendonte myslimanët nga Kosova

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 15:33
Luigj Marku

Luigj Marku, 39-vjeçari, i cili bën thirrje ekstremiste në rrjetin social Tik-Tok është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Antiterrori dhe Prokuroria e Lezhës i kanë kërkuar ndihmë autoriteteve irlandeze më qëllim arrestimin e 39-vjecarit Luigj Marku i cili akuzohet për veprime ekstremiste me qëllim nxitjen e urrejtjes.

Policia tha se ky shtetas prej kohësh publikon në rrjete socilale video dhe mesazhe radikale dhe ekstremiste. Nga verifikimet rezulton se i dyshuari ndodhet në Irlandë

Prokuroria dhe antiterrori e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale të thirrjes dhe nxitje për kryerjen e veprimeve ekstremiste.

Prokuroria ka marrë edhe disa video për plotësimin e dosjes hetimore.

Luigj Marku bashkë me Anton Zefin të cilët tashmë janë duke u hetuar edhe nga Policia e Shqipërisë kanë vazhduar me ofendimet dhe sharjet e tyre ndaj myslimanëve.

Në disa video të cilat janë publikuar më parë, Luigj Marku dëgjohet duke sharë myslimanët dhe duke thënë “rrnoft shkau”.

“Do i q*** ropt myslimanëve, ropt do t’ia shkërdhejmë, ju dektë në atë vorr, rroft shkau, rroft Izraeli doktori i vërtet i myslimanëve”, dëgjohet duke thënë Luigj Marku.

Ndërsa ofendimet e Anton Zefit janë më të rënda ai shanë në gjuhën shqipe dhe serbe duke thënë se do t’ia vëmë kryqin në ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat