Petkoviq thotë se s’u lejua të hyjë në Kosovë për ta përuruar sheshin që e financoi

Lajme

Petkoviq thotë se s’u lejua të hyjë në Kosovë për ta përuruar sheshin që e financoi

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 13:50
Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka deklaruar se nuk është lejuar që të hyjë në territorin e Kosovës.

Sipas raportimeve të KO, Petkoviq ishte nisur që të marr pjesë në një përurim të një sheshi në një prej fshatrave të Gjilanit, megjithatë është kthyer mbrapsht në kufi.

Konstruktimin e këtij sheshi e kishte financuar pikërisht zyra e drejtuar nga Petkoviq.

Në këtë ngjarje raportohet se morën pjesë një numër i madh serbësh përfshirë këtu edhe kreun e Listë Serbe, Goran Rakiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat