​Javën e ardhshme nis edicioni i dhjetë i Festivalit të Arkitekturës

Lajme

​Javën e ardhshme nis edicioni i dhjetë i Festivalit të Arkitekturës

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Javën e ardhshme fillon edicioni i dhjetë i Festivalit të Arkitekturës në Kosovë, ngjarjes më të madhe të arkitekturës në rajon.

Këtë vit festivali do të organizohet përgjatë javës së parë të korrikut dhe gjatë muajit shtator.

Në programin e muajit korrik janë paraparë 8 ligjërata publike dhe tri punëtori, ndërsa gjatë muajit shtator 10 ligjërata, 5 punëtori, shfaqje të filmave dokumentar, intervenime urbane dhe një ekspozitë.

Ligjëruesit e muajit korrik janë Kristina Knauf dhe Leo Stuckardt nga MVRDV.next; Joni Baboci, Get.Layer; Përparim Rama, kryetari i Prishtinës, Jan Liesegang, RaumlaborBerlin; Luca Molinari; Andres Lepik Muzeu Gjerman i Arkitekturës; Hussam Dakka AA School; Niko McGlashan, Leventhal Center for Advanced Architecture dhe Eric Robsky Huntley nga Department of Urban Studies and Planning, Massachusetts Institute of Technology.

Ligjëratat janë të hapura për publikun dhe ato mbahen në hapësirat e kino “Armatës” më datat 7, 8 dhe 9 korrik, duke filluar nga ora 19:00.

Festivali mbështetet nga LINA platform dhe Creative Europe, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës, Ambasada e SHBA-së dhe KUSA, Leventhal Center for Advanced Urbanism pranë MIT dhe Kino Armata. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat