“Patriotizëm i rremë për të mbuluar mëkatet”- Lubonja analizon mbledhjen e dy qeverive

Lajme

“Patriotizëm i rremë për të mbuluar mëkatet”- Lubonja analizon mbledhjen e dy qeverive

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 22:15
Analisti Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja e ka cilësuar mbledhjen e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës si një rikthim në klimën e nacionalizmit.

I ftuar në emisionin “Open”, të gazetares Eni Vasili në News 24, Lubonja deklaroi se kryeministri kosovar Albin Kurti ishte thjesht një figurant në spektaklin e Ramës.

Analisti shtoi gjithashtu se mbledhja ishte thjesht një show dhe propagandë, ku liderët e dy vendeve u bashkuan në një patriotizëm të rremë për të mbuluar mëkatet.

“Nëse jemi të bashkuar në Gjermani se po shkojmë atje bashkë me ata nga Kosova. Por këto 8 vjet kanë ikur 800 mijë shqiptarë prej këtej. Se di sa na kanë ikur nga Kosova. këto janë propaganda e radhës, shoqëria e radhës, e spektaklit, ku mbulohet realiteti. Do thoja se kishim një spektakël, ku Rama dallohet për mjeshtërinë e tij aktoreske, që i shërbente atij për të kaluar një situatë pak jo shumë të mirë përsa i përket raporteve me Kosovën, për shkak të Open Ballkan, apo dhe për vëllazërinë e tij me Vuçic. Kjo ishte një kthim më klimën e nacionalizmit, që ka përdorur. Ajo që më bëri mua përshtypje ishte se çfarë i dihej ky spektakël Albin Kurtit? Ai u shfaq si figurant në këtë spektakël, shumë i zbathte. U mbrojtje vetëm me atë fjalën ‘hekurudha’. Kurti nuk dha shpjegim, por u mbrojt ndaj agresivitetit të Ramës. Ai u mbrojt kur tha; jemi te procesi i Berlinit për të qëndruar. Ai nuk u sqarua se jemi të përqendruar aty se janë këto avantazhe për Kosovën. Çështja tjetër që kam me Albin Kurtin është se ai ka ardhur në pushtet me një premtim që ka të bëjë shumë me Shqipërinë dhe ne dhe bashkim, çlirimin e shtetit të kapur në Kosovë. Kjo sikur ka dalë fare nga qëllimi. Modeli i kapur është Shqipëria, ai model ishte bërë te ne. Ata bënë propagandë bashkë me Ramën. Ky vëllazërim me Edi Ramën për mua s’ka vlerë. U bashkuan në ‘fake patriotizëm’ për të mbuluar mëkatet.”, tha Lubonja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat