Valdrin Sahiti me pasaportë diplomatike, reagojnë nga Presidenca

Lajme

Valdrin Sahiti me pasaportë diplomatike, reagojnë nga Presidenca

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 09:24
Valdrin Sahiti

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani ka reaguar pasi disenjatori Valdrin Sahiti, i cili kujdeset për dukjen e shefes së shtetit, e pranoi se ka marrë pasaportë diplomatike.

Për qinda pasaporta për të cilat tha se u raportua në media, Kupina tha se duhet të pyetet Qeveria paraprake.

“Presidentja as nuk lëshon e as nuk merr pasaporta diplomatike. Pra nuk i ka lëshuar pasaportë diplomatike asnjëherë askujt. Për qindra pasaporta të raportuara në media, pyetjet duhet të drejtohen tek Qeveria paraprake, sepse janë lëshuar gjatë qeverisjes së tyre”, shkroi ai në Facebook.

Disenjatori Valdrin Sahiti ka mundur të marrë pasaportë diplomatike nga shteti. Pasaportën me të cilën zakonisht pajisen politikanët, diplomatët e shtetit dhe familjarët e tyre, Sahiti së fundmi ka pranuar se tashmë e posedon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat