Borel thotë se “neutraliteti është koncept i gabuar” – serbët e cilësojnë presion të ri ndaj Serbisë

Lajme

Borel thotë se “neutraliteti është koncept i gabuar” – serbët e cilësojnë presion të ri ndaj Serbisë

Nga: F.B Më: 17 maj 2022 Në ora: 10:01
Josep Borel

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borel ka ftuar Serbinë që sa më parë të përshpejtojë harmonizimin e politikës së saj të sigurisë me politikën e BE-së dhe që të vendos sanksione që BE dhe vendet tjera të Ballkanit kanë miratuar në lidhje me luftën në Ukrainë, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”.

“Ministrat e jashtëm të BE-së kanë shprehur qartë pritjet e tyre ndaj partnerëve dhe anëtarëve të ardhshëm të BE-së që të përkushtohet vlerave të përbashkëta dhe politikës së saj të sigurisë. Atë që nuk e kanë bërë këtë, Serbia njëra ndër to duhet sa më parë ta bëjë këtë. Ne kuptojmë vështirësit[ dhe faktin se Serbia votoi kundër Serbisë në OKB, por ne nga kandidatët dhe partnerët presim harmonizimin e plotë të politikave të tyre me ato të BE-së”, tha Borel.

Borel këtë e tha pas takimit me ministrat e vendeve të Ballaknit dhe atyre të vendeve të BE-së, ku përshëndeti vendimet “e guximshme dhe strategjike” të partnerëve që në tërësi harmonizuan politikën e jashtme me atë të BE-së.

Sipas tij propaganda ruse e shpërndarë në Ballkan është dezinformatë dhe tërheq vërejtjen se neutraliteti nuk është në harmoni me të ardhmen evropiane.

“Mbajtja e raporteve të afërta me regjimin e Putinit nuk është më në harmoni me të ardhmen e përbashkët evropiane. Neutraliteti në kuptimin e luftës në Ukrainë është koncept i gabuar. Një vend sulmoi vendin tjetër dhe të vendosen në një rrafsh edhe sulmuesin edhe viktimën nuk mund të bëhet”, tha Borel.

Ai theksoi se BE “kupton” se në Ballkan, kur bëhet fjalë për Moskën ka “probleme, lidhje dhe mendim të opinionit”, duke porositur se ka gjëra që nuk mund të shkojnë së bashku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat