A përbëjnë rrezik armët e blera nga Serbia në Rusi? Zyrtarja e DASH: Çdo shtet që merr një vendim të tillë…

Lajme

A përbëjnë rrezik armët e blera nga Serbia në Rusi? Zyrtarja e DASH: Çdo shtet që merr një vendim të tillë…

Më: 29 prill 2022 Në ora: 18:44
Aleksandar Vuçiq

Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried e cila vizitoi Tiranën ditën e sotme ka folur për pozicionin e Serbisë duke mos iu bashkuar sanksioneve të Bashkimit Europian.

Donfried deklaroi se Serbia qëndroi në anën e duhur të historisë në fillim të marsit në votimin e parë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Ajo u pyet nga Zëri i Amerikës edhe për blerjet e armëve që Serbia ka bërë nga Rusia nëse përbëjnë ato apo jo një rrezik për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan.

“Dhe, e përsëris, mendoj se çdo vendim që një vend merr në lidhje me blerjet e armëve është i informuar nga ai këndvështrim i gjerë mbi mënyrën se si duhet të jetë në vazhdim një marrëdhënie me Rusinë apo me Kinën. Po mjaftohem me kaq”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat