​Bije numri i pasagjerëve me tren dhe rritet numri i udhëtarëve me aeroplanin

Lajme

​Bije numri i pasagjerëve me tren dhe rritet numri i udhëtarëve me aeroplanin

Më: 29 prill 2022 Në ora: 18:23
Foto ilusrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e transportit dhe telekomunikimit për tremujorin e parë të këtij viti, me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor, rrugor dhe telekomunikimin.

Sipas komunikatës, në territorin e Kosovës gjithsej janë 333 km binarë hekurudhorë për transport. 

“Në tremujorin e parë (TM1) të vitit 2022, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 13 000, ku krahasuar me TM1 2021 numri i pasagjerëve është zvogëluar për 25%. Ndërkaq, transporti i mallrave me tren në TM1 të vitit 2022 ishte rreth 114 000 ton.

Sa i përket numrit të fluturimeve në TM1 2022 ishte 1 936, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2021) ka rritje për 47%. Numri i udhëtarëve, që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti ishte rreth 524 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2021) ka një rritje për 65%”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat