​Më 21 maj mbahet konferenca “Shfrytëzimi i burimeve energjetike dhe minerare në gjeografinë shqiptare në dobi të vendit”

Lajme

​Më 21 maj mbahet konferenca “Shfrytëzimi i burimeve energjetike dhe minerare në gjeografinë shqiptare në dobi të vendit”

Më: 13 prill 2022 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

Më 21 maj do të mbahet konferenca gjithëkombëtare me temën “Shfrytëzimi i burimeve energjetike dhe minerare në gjeografinë shqiptare në dobi të vendit”.

Organizatorët i kanë bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama që të jenë pjesëmarrës të kësaj konferencë në mënyrë meqë sipas tyre është mundësi e mirë e njoftimit të drejtpërdrejtë me mundësitë e nevojat e vendeve.

“Iu bëjmë thirrje publike institucioneve të vendeve tona si dhe kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti për pjesëmarrje. Pjesëmarrja e tyre e drejtpërdrejtë në konferencë, është mundësia më e mirë e njoftimit po ashtu të drejtpërdrejtë të tyre me mundësitë dhe nevojat e vendeve tona ku ata aktualisht janë udhëheqës. Pjesëmarrja e tyre dhe e niveleve rreth tyre, do të ishte nderim për ta në rend të parë e pastaj edhe për vetë konferencën”, thuhet në njoftim.

Mbajta e një konferencë të këtij formati erdhi pas zhvillimeve mbarëbotërore e që në thelb kanë pasuritë natyrore.

“E shohim të nevojshme mbajtjen e kësaj konference, ngase zhvillimet dramatike mbarëbotërore kanë në thelb mu pasuritë natyrore me të cilat vendi ynë shquhet si rrallë ndonjë vend tjetër në glob. Andaj, kush duhet t’i ndriçojë dhe kush e njeh të vërtetën e pasurive të vendit tonë, nevojave të tij dhe mundësinë e shfrytëzimit të tyre për vete sa ne vetë? E vërteta është, se në njërën anë, nuk ka ditë apo natë, që televizionet e shumta që e kanë mbuluar vendin, trillojnë lloj-lloj dezinformatash e që e kanë ҫ'orientuar popullin tejmase, por në anën tjetër, nuk ndihet një zë i përbashkët i intelegjencës( e ka edhe detyrim), rreth të vërtetave të vendit tonë”, thuhet më tej në komuniktatë.

Konferenca pritet të fillojë në ora 10:00.

Njoftim i plotë:

Me datën 21 Maj 2022 me fillim rreth orës 10 mbahet konferenca shkencore gjithëkombëtare me temë:

SHFRYTËZIMI I BURIMEVE ENERGJETIKE DHE MINERARE NË GJEOGRAFINË SHQIPTARE NË DOBI TË VENDIT

Detajet shtesë rreth konferencës:

·Konferenca mbahet në Hotelin Sirius - Rruga Agim Ramadani në Prishtinë, mbrapa teatrit kombëtar.

·Konferenca ka karakter gjithëkombëtar si tematikë dhe pjesëmarrje, nuk ka karakter biznesi apo reklamimi individual, andaj edhe kumtesat duhet të jenë plotësishtë në përputhje me tematikën e konferencës.

·Kumtesat munden të jenë individuale dhe grupore

·Për ndonjë të interesuar për konferencë por që për arsye objektive apo subjektive nuk mundet fizikisht të jetë i pranishëm, mundet që ta dërgoj kumtesën dhe ajo të paraqitet në konferencë.

·Kumtesat mundësishtë të jenë konkrete, të bazuara në shifra dhe fakte, me propozime konkrete përmbyllëse,.. të tilla që mos të marin më tepër kohë se rreth15 min.

·Kumtesat duhet të kenë të dhënat e plota të autorit p.sh: emri dhe mbimri, thirrja akademike dhe e-mail adresa.

·Temat për konferencë duhet paraprakisht të dërgohën në formë elektronike në formatin e Ëordit, ndërsa paraqitja e tyre bëhet në Poëer point.

· Të interesuarit për pjesëmarrje apo si përcjellës të punimeve të konferencës, për informim konkret, munden të kontaktojn në adresën e poshtëcekur përmes koordinatorit të konferencës:

Prof. Dr. Rafet Zeqiri

Universiteti i Mitrovices - Fakulteti i Gjeoshkencave

Mob & Viber + 377 (0) 44 673 087

Email:[email protected]

Pas dërgimit të kumtesave tuaja, mbrenda afatit sa më të shkurtër do të informoheni për pranim të kumtesës.

Koha e fundit e paraqitjës së kumtesave është data 17 Maj - dita e Marte ora 15°°

Pas përfundimit të afatit të dërgimit të kumtesave, rreth datës 19 Maj 2022, të gjithë do të njoftoheni për agjendën dhe ecurinë e organizimit të konferencës.

Sqarim:

Meqë konferenca organizohet nga grup intelektualësh të pavarur dhe nuk disponojmë bugjet, organizatori mbulon shpenzimet e sallës së konferencës dhe pijet gjatë konferencës dhe na vjenë keq që shpenzimet shtesë të ushqimit-drekimit (kush don), duhet të përballohen nga vetë pjesëmarrësit e konferencës.

·Pse e shohim të nevojëshme këtë konferencë?

Në të gjitha publikimet tona ndër vite lidhur me këtë tematikë, edhe në peticionin:  https://www.change.org/Ndalprojektevekundershqiptare e kemi cekur nevojën e organizimit të konferencave të tilla - periodike nga institucionet kompetente -politike apo akademike të vendeve tona, me synim njoftimin e opinionit vendas rreth përmbajtjes natyrore të vendit, në mënyrë që vendi mos të braktisët me mendimin sikurse ndihet kudo se: "Këtu nuk ka asgjë dhe duhet ikur sa më shpejtë".

Mbretëron ky mendim ngase ajo që shihet në sipërfaqe u shkatërrua ndërsa begatitë e shumta dhe të shumëllojta nëntokësore që nuk shihen, sikurse janë qymyri, nafta, gazi, mineralet ... që njëherit janë shtyllat strategjike kombëtare, janë shitur dhe po shitën nga politikat kundërkombëtare.

FATKEQËSISHTË -zëmë vendin e parë në botë, që vetëm për rreth 30 vite kombi të përgjysmohet!

Ja se ҫfarë shkruan ndër të tjera Profesori i mirënjohur Dr. Vangjel Kici:

·Çdo qeveri shqiptare, që nuk e nacionalizon (kombëtarizon, shtetëzon) naftën dhe gazin e të gjithë Shqipërisë, por kërkon të japë blloqet tokësore me konçesione tek kompanitë e huaja, duhet shpallur antishqiptare, armike e Shqipërisë dhe e shqiptarve

·Nafta dhe gazi të shpallen pasuri strategjike kombëtare.

·Ato të mos privatizohen. Pra, në radhë të parë duhet bërë nacionalizimi (kombëtarizimi, shtetëzimi) i naftës dhe i gazit të gjithë Shqipërisë, fillimisht përjashtuar vendburimet e dhëna me koncesione. Këto të fundit le të zgjidhen gradualisht, nëpërmjet Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Kështu do të shpëtonte nga shkatërrimi i plotë edhe rafineria e vetme shqiptare e përpunimit të naftës në Ballsh.

Kjo rafineri është e dënuar për shkatërrim pikërisht nga kompanitë e huaja, që kanë marrë me koncesione vendburimet tona të naftës.

Pse?

·Sepse këto kompani (Bankers etj.) kanë vënë kushte, se naftën e vendburimeve tona e duan të papërpunuar!

·Pra, rafineria nuk ka çfarë të përpunojë, prandaj po shkatërrohet.

·Dhe kjo bëhet, që Shqipëria të mos prodhojë karburante, dhe në rast lufte të ngrem duart lart!

·Duhet anuluar (shfuqizuar) vendimi i qeverisë, për nxjerrjen e të gjithë Shqipërisë në ankand tek kompanitë e huaja, për kërkime dhe shfrytëzim nafte dhe gazi.

·Këto kompani fantazma (shumica jo ekzistuese), dhe të tjerat para tyre, siç ishin kompanitë Sky Petroleum, Petromanas etj., gjatë shumë viteve nuk kanë kryer asnjë punim kërkimi në terrenin e blloqeve përkatëse, ose kanë kryer shumë pak.

·Ato vetëm i kanë akaparuar (monopolizuar) blloqet, që të mos kryejë askush tjetër kërkime në ‘to.

·Atyre u janë dhënë liçensat (autorizimet) qellimisht për të bllokuar kërkimet dhe zbulimet e naftës dhe të gazit në blloqet më me perspektivë të Shqipërisë.

Bllokimi është i qëllimshëm, sepse është lejuar për një kohë të gjatë.

Pse të bllokohen?

·Të bllokohen që të mos zhvillohet ekonomia e Shqipërisë.

·Shteti shqiptar të jetë sa më i dobët.

·Të mos hapen fronte të reja masive dhe të përhershme pune.

·Të mos rritet mirëqënia e popullit shqiptar.

·Shqiptarët të jenë pa punë dhe të varfër.

·Ata të largohen nga Shqipëria….

Me sa duket, këto marrëveshje hidrokarbure shfrytëzohen edhe për pastrimin dhe fshehjen e parave të pista në parajsat fiskale në det (offshore)."

Ishin vetëm disa pjesë nga intervista e Prof. Vangjelit

A nuk janë qoftë edhe vetëm këta tregues nga Prof. Vangjeli, pa u cekur edhe shumë të tjerë rreth mineraleve, tentimit të imponimit të gazit të huaj me prapavijë gllabërimin e qymyrit të Kosovës, i cili me vlerën e vetë energjetike dhe multimiliardëshe monetare, parqet siguri shumëshekullore dhe përbën shtyllën kurrizore kombëtare, që e indikojnë nevojën e mbajtjës së kësaj konference shkencore tërësishtë akademike dhe të pavarur nga ҫfardo ndikimi politik.

E shohim të nevojshme mbajtjen e kësaj konference, ngase zhvillimet dramatike mbarëbotërore kanë në thelb mu pasuritë natyrore me të cilat vendi ynë shquhet si rrallë ndonjë vend tjetër në glob.

Andaj, kush duhet t’i ndriçojë dhe kush e njeh të vërtetën e pasurive të vendit tonë, nevojave të tij dhe mundësinë e shfrytëzimit të tyre për vete sa ne vetë?

E vërteta është, se në njërën anë, nuk ka ditë apo natë, që televizionet e shumta që e kanë mbuluar vendin, trillojnë lloj-lloj dezinformatash e që e kanë ҫ'orientuar popullin tejmase, por në anën tjetër, nuk ndihet një zë i përbashkët i intelegjencës( e ka edhe detyrim), rreth të vërtetave të vendit tonë.

Më mirë, më fuqishëm, më largë... dëgjohen dy fjalë si zë i përbashkët sesa mijëra fjalë si zë i vetmuar.

Kush ka diҫka për të thënë lidhur me këtë temë urdhëroni në konferencë

Iu bëjmë thirrje publike institucioneve të vendeve tona si dhe kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti për pjesëmarrje.

Pjesëmarrja e tyre e drejtpërdrejtë në konferencë, është mundësia më e mirë e njoftimit po ashtu të drejtpërdrejtë të tyre me mundësitë dhe nevojat e vendeve tona ku ata aktualishtë janë udhëheqës.

Pjesëmarrja e tyre dhe e niveleve rreth tyre, do të ishte nderim për ta në rend të parë e pastaj edhe për vetë konferencën.

Sa për informim:

Këtë konferencë, u munduam që ta organizonim nën kulmet e universiteteve tona në Mitrovicë apo Prishtinë- si vende adekuate akademike.

Kjo më tepër për faktin ngase janë pikërisht studentët që duhet të njoftohen me begatitë e vendit dhe në universitet është kjo mundësi.

Udhëheqjet e tyre, në vend se të organizojnë vetë konferenca me përmbajtje të tilla, fundja e kanë edhe obligim për t'ia treguar të vërtetën popullit, na zhagitën dhe nuk dhanë përgjigje të duhur, sa duket, i konsiderojnë universitetet si pronë të veten e jo të popullit i cili i ka ngritur këto institucione dhe i financon.

Ata që u angazhuan në forma të ndryshme për mbajtjën e kësaj konference :

Inxh. Abdullah Begolli

Inxh. Xhafer Murseli

Prof. Vangjel Kici

Prof. Shyqeri Kelmendi

Inxh. Ilmi Mancaj

Prof.Rafet Zeqiri

Inxh. Naser Berisha

Inxh. Arsim Thaqi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat