Serbët në Gjilan presin në radhë për t’u furnizuar falas me naftë për të shkuar për të votuar në Serbi

Lajme

Serbët në Gjilan presin në radhë për t’u furnizuar falas me naftë për të shkuar për të votuar në Serbi

Më: 2 prill 2022 Në ora: 22:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Serbët furnizohen me naftë në Kosovë për të marrë pjesë në zgjedhje.

Të dielën në Serbi do të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Tash ata që duan të bëhen pjesë e këtij procesi kanë nisur përgatitjet. Në Shillovë të Gjilanit grupe serbësh janë duke pritur në radhë për t’u furnizuar me naftë për të shkuar për të votuar nesër në Serbi.

Faqja “Kosova e Metohija” raporton se karburante falas janë duke u dhënë në pikë e derivateve të quajtur “Puls”.

Shqetësim i tyre është se për t’u dhënë nafta falas, janë përdorur paratë nga fondi për trajtimin e fëmijëve të sëmurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat