Bajraktari: Qytetarët të votojnë për një Ulqin më të mirë

Lajme

Bajraktari: Qytetarët të votojnë për një Ulqin më të mirë

Më: 27 mars 2022 Në ora: 10:49
Omer Bajraktari

Bartësi i Listës “Për një fillim të ri”, Omer Bajraktari, ka votuar në vendvotimin numër 3 “Tabaku”.

Pas votimit Bajraktari deklaroi se kjo fushatë ka qenë më e qetë sesa fushatat e tjera.

Ai ftoi qytetarët e Ulqinit që të votojnë për një Ulqin më të mirë.

“Për dallim nga fushatat e tjera kjo ka qenë një fushatë më e qetë dhe jemi shumë të kënaqur që edhe ne kemi dhënë kontributin tonë që të jetë sa më pozitive. Një fushatë e pajtimit, një fushatë për një Ulqin më të mirë dhe ju uroj sukses edhe partive të tjera që garojnë”.

“Jemi të sigurt në fitoren tonë. Presim një fitore bindëse. Uroj që secili qytetarë ta shfrytëzojë të drejtën e votës në këtë ditë feste të demokracisë dhe të votojë për një Ulqin më të mirë”.

20 mijë qytetarë të Malit të Zi do t’u drejtohen kutive të votimit gjatë ditës së sotme.

Ata do të zgjedhin përfaqësuesit e komunave të Ulqinit dhe Beranit.

Për ta ushtruar të drejtën e tyre shumë qytetarë kanë udhëtuar edhe nga shtetet e tjera.

Për komunën e Ulqinit garojnë pesë lista.

Nga ky proces më pasë do të votohet edhe për kryetarin për asamble komunale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat