Mediet gjermane: Serbia partneri i fundit i Putinit në Evropë, ende nuk ka reagim nga BE

Lajme

Mediet gjermane: Serbia partneri i fundit i Putinit në Evropë, ende nuk ka reagim nga BE

Nga: F. B. Më: 25 mars 2022 Në ora: 17:43
Aleksander Vuçiq

Serbia ishte temë e dy artikujve në mediet gjermane: “Miqtë e Putinit dhe lufta” dhe “Serbia partneri i fundit i Putinit në Evropë”, përderisa në artikullin e parë flitet për rreshtimin parazgjedhor të kameleonit politik Vuçiq dhe luftën, në të dytën flitet për kursin pro-rus të Serbisë, në gazetën e Dyseldorfit “Rainishe” u botua artikulli për ndikimin e luftës në Serbi dhe Hungari, shkruan “Danas”, transmeton “Bota sot”.

“Për shkak të lidhjeve me agresorin luftarak Putin dhe refuzimin e sanksioneve nga kryeministri hungarez Orban dhe presidenti i Serbisë Vuçiq po vjen era e fuqishme në fytyrën e tyre nga bashkësia ndërkombëtare, por është paradoksale si dy bashkëmendimtarët e përmendur janë miq me Putinin dhe përfitojnë nga lufta e tij në Ukrainë”.

Në tekst thuhet se argument se në kriza njerëzit duan stabilitet dhe jo ndryshim pushteti, tek hungarezët sipas hulumtimeve ai është në epërsi  në krahasim me opozitën. Sipas gazetës, pas fillimit konfuz, Orbanin hungarezët po e shohin si garant paqe e stabiliteti.

Ndërsa në lidhje me Serbinë gazetari Tomas Rozer thekson se bashkëmendimtari i kryeministri hungarez Orban, presidenti Vuçiq shumë shpejtë u adaptua në situatën duke proklamuar paqe edhe stabilitet – kështu tingëllon thirrja prej kameleoni në afishet e partisë populliste-nacionaliste SNS për zgjedhjet e prillit”.

Gazeta “Vezer-kurir” nga Bremen në tekstin me këtë titull të autores Adelhajd Velfl shkruan: “Linjën në ndërkohë e thërrasin ‘dera e fundit serbe’. Pasi Serbia është vendi i fundit evropian që lejon fluturime drejt Rusisë dhe nga atje, por përmes Serbisë vijnë kryesisht rusët e pasur, për të vazhduar pastaj drejt Evropës së mesme edhe perëndimor. Serbia është shteti i vetëm që nuk ka vendos sanksione ndaj Rusisë, ndonëse Brukseli kërkon nga vendet kandidate të harmonizojnë politikën me atë të BE-së”.

“Elita politike nën Vuçiq me vite zhvillon kontakte të ngushta me Kremlinin. Rusia për Serbinë është partner me rëndësi, jo vetëm për shkak të politikës mbrojtëse edhe sigurisë, por edhe furnizimit me energji. Në të njëjtën kohë Vuçiq përpiqet që mos të hidhëroj partnerët perëndimor, po kjo çdo herë më pak i shkon për dore. Për shkak të mbajtjes së dyanshme në qarqe diplomatike perëndimore po shqyrtohet mundësia e ngrirjes së afrimit të Serbisë në BE dhe të ju jepet përparësi vendeve tjera të Ballkanit. Por i vetmi presidenti francez Makron tha se Serbia meriton anëtarësimin në BE, ndonëse ai vend mezi ia dle me reforma, sundimin e ligjit dhe po shkon në autokraci. Shumëkujt në BE për shkak luftës në Ukrainë ju bë e qartë se raporti i Serbis ndaj diktaturës në Rusi është i veçantë në gjithë Evropën”.

Autorja më pas thotë se të gjitha vendet tjera bë rajon ka qëndrim të qartë dënues ndaj invadimit rus për shkeljen e drejtës ndërkombëtare dhe krimeve ndaj civilëve dhe se Serbia përpiqet të ju hyj në hatër perëndimorëve, duke votuar rezolutën në OKB ku u dënua lufta ruse, por ajo rezolutë është pa pasoja juridike.

“Serbia asnjëherë nuk iu ka bashkuar sanksioneve dhe kur bëhej fjalë për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Evropës, qëndrimi nuk ishte dykuptimor. Përfaqësuesit serb nuk ishin të pranishëm dhe thjesht nuk votuan. Beogradi shpesh ka luajtur këtë lojë politike në  kartën ruse. Kjo viteve të fundit është rritur, në fund të vitit 2014, Putin ishte mysafir i nderuar në paradën ushtarake të çlirimit nga okupimi nazist. Serbia nga 2015 me Rusinë dhe Bjellorusinë marrin pjesë në stërvitje ushtarake me emërtimin ’Vëllezërit sllav’, ndërsa në vitin 2016 dhe 2019 organizuan stërvitje ushtarake në territorin e vetë. Në nëntorin e shkuar, Rusia i ofroi Serbisë çmim të veçantë të derivateve për 6 muaj. Serbia pra vazhdon të ulet në dy karrige, BE deri tash nuk ka reaguar në atë aleancë me regjimin e Kremlinit” shkruan gazetarja austriake Velfl.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat