Gazetari i CNN-it rrëfen storien me shqiptarin se si ktheu kuletën me dy mijë dollarë në të

Lajme

Gazetari i CNN-it rrëfen storien me shqiptarin se si ktheu kuletën me dy mijë dollarë në të

Më: 19 mars 2022 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Gazetari dhe korrespodenti i CNN-it, Bill Weir, ka rrëfyer një storie të një kosovari që punon në mediumin amerikan, i cili ka kthyer kuletën e humbur me dy mijë dollarë në të.

Weir e ka bërë të ditur këtë nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, teksa tha se kosovari ia kujtoi një thënie që kishte dëgjuar nga babai i tij.

“Një djalosh i ëmbël nga Kosova që punon në ndërtesën time vuri re një portofol në rrugë një natë tjetër me 2000 dollarë në të”, shkruan Weir.

“Ai kontrollon ID-në. Meryl Streep. “Babai im gjithmonë thoshte nëse gjen diçka që nuk është e jotja, nuk është e jotja”. Ai refuzoi shpërblim teksa Meryl insistoi. Njerëz të mirë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat