Vuçiq publikon foto të depove në Mitrovicë: Mos u merakosni, kemi bukë mjaftueshëm për 6 muaj!

Lajme

Vuçiq publikon foto të depove në Mitrovicë: Mos u merakosni, kemi bukë mjaftueshëm për 6 muaj!

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 20:32
Aleksandër Vuçiq

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq është duke folur përpara mediave lidhur me qëndrimin e Serbisë për situatën e krijuar nga konflikti Rusi-Ukrainë.

Ai tha se Serbia nuk e sheh si të rëndësishme vendosjen e sanksioneve ndaj asnjë shteti, përfshirë dhe Rusinë, teksa shoti se shteti është i gatshëm të ndihmojë me ndihma mjekësore dhe ushqimore vendet e prekura nga konflikti.

Ai gjithashtu shtoi se vendi i tij ka blerë dhe siguruar mjaftueshëm ushqim për Serbinë, të paktën për gjashtë muaj.

Çka bie në sy është se ndër të tjerash, Vuçiq përmendi edhe Mitrovicën, aty ku është duke shfrytëzuar depo për të mbajtur ushqimin për Serbinë.

“Kemi bërë shumë për të siguruar gjithçka për vendin tonë, energji dhe ushqim. Kemi bukë dhe misër mjaftueshëm për 6 muajt e ardhshëm, kripë kuzhine, blemë 3 tonë qumësht pluhur, miqtë tanë kinezë do të na ndihmojnë, në këtë moment është pothuajse e pamundur ta gjejmë në botë. Blemë shumë oriz. Edhe vajrat, bizele, pjata, kemi gjithçka” tha presidenti, duke treguar fotot e depove të mbushura plotë në Mitrovicë, Shido dhe Pazovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat