Finlandë: Vizë D afatgjate specialistëve...

Lajme

Finlandë: Vizë D afatgjate specialistëve...

Nga: Lili Verdha Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 20:07
Harta

Pas shqyrtimit të procedurave të tejzgjatura dhe të koklavitura të miratimit të Lejeve të gjata (pra Vizave) të Punës, Studimit dhe Qëndrimit në Finlandë, Grupi i Përbashkët i Punës i Ministrive finlandeze  të Brendshme, të Jashtme, të Punës dhe të Ekonomisë njoftoi sot se më 1 Qershor të këtij viti do të hyjë në fuqi një Shtesë në Ligj, sipas së cilës do të mundësohet marrja e Vizave Afatgjatë Imigruese (hyrëse në ) për arsye pune, studimi apo bashkimi familjar të aplikantëve të huaj.

Fillimisht, Viza D afatgjatë do tu jepet specialistëve, krijuesve të bizneseve të reja (start-ups) dhe familjarëve të tyre, brenda 14 ditëve nga bërja e Kërkesës dhe pa qenë nevoja për pritje të gjata jashtë Finlandës.

Nëpërmjet këtij Amendamenti të Ligjit, që pritet të miratohet nesër (11.2.2022) nga Presidenti Sauli Niinistö, Finlanda  synon të shtojë futjen në vend të fuqisë punëtore të kualifikuar, të domosdoshme për mbajtjen dhe zhvillimin e nivelit të vet ekonomik në kushtet e mplakjes së shpejtë të popullsisë së saj.

Sipas ministres së Punës  Tuula Haatainen (socialdemokrate), aktualisht, Finlanda ka nevojë për 10.000 punonjës të kualifikuar në fusha të ndryshme.

Më gjerësisht lexohet: https://um.fi/current-affairs/-/asset_publisher/gc654PySnjTX/content/pitkaaikainen-eli-niin-sanottu-kansallinen-d-viisumi-nopeuttaa-tyovoiman-maahaantuloa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat