Piç: Britania mbështet dialogun – emërimi im, shenjë e përkushtimit për siguri, prosperitet edhe ardhmëri të regjionit

Lajme

Piç: Britania mbështet dialogun – emërimi im, shenjë e përkushtimit për siguri, prosperitet edhe ardhmëri të regjionit

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 08:35
Stjuart Piç

I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin perëndimor Stjuart Piç, në fund të vizitës në Beograd deklaroi se në bisedat me liderët në Serbia theksoi mbështetjen e Britanisë për dialogun me ndërmjetësimin e BE-së, ndërsa emërimi i tij shenjë e përkushtimit për siguri, prosperitet dhe ardhmëri, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Piç në një xhirim të publikuar në rrjetin social Twiter të ambasadës britanike në Beograd, ka thënë se në takime u diskutua stabiliteti regjional dhe me bashkëbiseduesit ka ndarë përshtypjet e tij për regjionin përfshirë BeH duke nënvizuar “rrezikun e kërcënimit që përbëjnë fjalët edhe veprat që nxisin ndarje mes bashkësive”.

Piç ka vlerësuar se Serbia edhe Ballkani kanë potenciale të shumta dhe Britania në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare dëshiron të ndihmojë në ndërtimin e stabilitetit dhe prosperitetit të qëndrueshëm që është i domosdoshëm që qytetarët e meritojnë si anëtarë të familjes së gjerë evropiane. Piç theksoi se kryeministri britanik Xhonson e ka lutur të marr këtë funksion për të punuar në thellimin e raporteve bilaterale të Britanisë me vendet e Ballkanit në forcimin e bashkëpunimit ekonomik e politik.

Emërimi im është shenjë e përkushtimit britanik për siguri, prosperitet dhe ardhmëri të këtij regjioni, isha këtu për të dëgjuar edhe mësuar”, tha Piç.

Në bisedimet në Beograd kishte fjalë edhe për përparimin e Serbisë në programet e modernizimit dhe programin e reformave, të cilat Britania i mbështet përmes Fondit për udhëheqje të mirë me ndihmën e Këshillit britanik. Piç ka shtuar se gjatë vizitës ka mësuar edhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe mënyrën si Britania mund të ndihmojë tranzicionin e Serbisë drejt ekonomisë së gjelbër.

“Në takime u diskutua edhe për procesin zgjedhor në Serbi, për rëndësinë që kanë proceset demokratike dhe institucionet, për skenë e shumëllojshme dhe të pavarur të medieve, udhëheqjen e mirë dhe sundimin ligjit” tha diplomati britanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat