Profesori Lulzim Paci merr një vendim të papritur

Lajme

Profesori Lulzim Paci merr një vendim të papritur

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 23:30
Lulzim Paci

Profesori i Gjimnazit nga Vushtrria, Lulzim Paci i cili u bë i njohur në media për vallëzimet e tij në “Tik-Tok”, ka vendosur që të mos jetë i pranishëm në media.

Ai këtë e bëri të ditur në një postim në instasrory ku shkroi se po e bën për arsye personale.

Profesori i biologjisë, Lulzim Paci, ditë më parë ka shpërthyer në lot gjatë intervistës teksa fliste sesi u bullizua pas publikimit të videove duke vallëzuar.

Ai deklaroi se ka marrë shumë komente negative, derisa u shpreh se askujt s’i ka bërë keq me ato veprime, përveç se sipas tij, i ka mbrojtur vlerat kombëtare.

Me reagim kishte dalë edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, duke thënë se Gjimnazi “Eqrem Çabej” në Vushtrri dhe Drejtoria e Arsimit duhet të marrin masa.

“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, në veçanti juve nxënës të Gjimnazit ‘Eqrem Çabej’- Vushtrri, dhe juve prindër. Ditëve të fundit njëri nga profesorët e Gjimnazit ‘Eqrem Çabej’ është duke publikuar video të tij, të cilat janë veprime të pahijshme dhe degjeneruese. Andaj, i bëj thirrje drejtorit të Gjimnazit dhe drejtorisë së Arsimit në Vushtrri, që të marrin masa ndaj profesorit në fjalë. Sepse veprimet tij përmes videove lënë të kuptojnë, që një profesor i tillë nuk mund të arsimojë dhe edukojë kategorinë më të çmueshme të shoqërisë, rininë tonë”, thuhet në statusin e saj të publikuar më 27 janar.

Paci më pastaj mori mbështetje të madhe nga figura të njohura të mediave, politikës e nga qytetarë të shumtë.

Image
Postimi në instasrory

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat