“Ballkani i Hapur”, Xhaferaj: Në Kosovë e shohin Serbinë si rrezikun kryesor, ne i hapim dyert

Lajme

“Ballkani i Hapur”, Xhaferaj: Në Kosovë e shohin Serbinë si rrezikun kryesor, ne i hapim dyert

Më: 28 janar 2022 Në ora: 13:25
Ferdinand Xhaferaj

Deputeti dhe kryedemokrati i Durrësit Ferdinand Xhaferaj ka reaguar në lidhje me nismën e “Ballkiani i Hapur”, i cili sipas tij nuk i shërben interesave të shqiptarëve. Xhaferaj shkruan se gjatë një vizite që bëri në Kosovë me anëtarët e tjerë të Komisionit të Sigurisë së Kuvendit të Shqipërisë konstatoi se Serbia perceptohej si rreziku kryesor për shqiptarët atje.

Rrjedhimisht sipas tij, nuk mundet që Shqipëria të bëhet pjesë e marrëveshjeve të tilla rajonale pa marrë në konsideratë edhe interesat e shqiptarëve në rajon.

“Ku qëndron hapja me Serbinë teksa në të gjitha takimet në Kosovë ku përfshihej Ministri i Mbrojtjes, Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kreun i Agjensisë të Inteligjencës së Kosovës dhe Komisionet Kuvendore që merrën me sigurinë në Kosovë lehtësisht konstatohej se kërcënimi kryesor i sigurisë ne Kosovë është rreziku nga Serbia dhe Rusia. Një nismë që nuk shkon edhe në interes të shqiptarëve të Kosovës dhe rajonit nuk ka se si të jetë në interes të Shqipërisë.

Ndërkohë shqiptaret pertej kufirit shtetëror e ndjejnë dhe e vuajnë Serbinë si rrezik të madh kombëtar, Kryeministri Rama e sheh dhe e trajton Serbinë si partner të madh tregtar.

Teksa Shqipëria është në pozicionin për të lobuar maksimalisht për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ajo zgjedh të përmirësojë marrëdhëniet Rama-Vuçiç”, shkruan Xhaferaj duke shtuar se marrëveshjet janë të mirëpritura, por fillimisht duhen parë se cilat janë interesat e shqiptarëve.

“Duke dalë kundër interesit kombëtar, kjo nismë duhet të zhbëhet një orë e më parë e jo të kërkojë të legjitimohet me mënyra fiktive siç është pseudo-konsultimi i një autokrati”, shkruan ai në rrjetin social Facebook.

Statusi i plotë

Ballkani i hapur me mendje të mbyllur

Ai që Rama e quan konsultim kombëtar nuk është gjë tjetër veç se një farsë e përpiluar keq dhe tentativë e dëshpëruar për të legjitimuar iniciativa që në vetvete nuk i shërbejnë interesit kombëtar. Marr shkas nga një tre-ditor produktiv i kaluar në mbledhje me kolegë nga Komisioni i Sigurisë i Parlamentit të Kosovës t’i qasem pyetjes 12 të Kryeministrit mbi Ballkanin e Hapur.

Në lidhje me nismën në fjalë, pyetja që shtron Rama është: “Ka njerëz që besojnë se krijimi i nismës “Ballkani i Hapur” midis Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është në interes të Shqipërisë. Të tjerë thonë se kjo nismë nuk i sjell përfitime Shqipërisë. Si mendoni ju?”.

Hartimi i pyetjes është jo profesional dhe duket qartë që nuk ka për qëllim të informojë qytetarët. Ngatërrimi i qytetarëve dhe qëllimi për t’i lënë ata të painformuar vërehet përgjatë gjithë pyetësorit të Ramës. Kjo, pasi informimi i tyre do të sillte reagim kundër nismave që nuk i shërbejnë interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon.

Ku qëndron Ballkani “I hapur” në një nismë që përfshin vetëm Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, por jo Kosovën, Bosnjen dhe Malin e Zi?

Ku qëndron hapja me Serbinë teksa në të gjitha takimet në Kosovë ku përfshihej Ministri i Mbrojtjes, Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kreun i Agjensisë të Inteligjencës së Kosovës dhe Komisionet Kuvendore që merrën me sigurinë në Kosovë lehtësisht konstatohej se kërcënimi kryesor i sigurisë ne Kosovë është rreziku nga Serbia dhe Rusia. Një nismë që nuk shkon edhe në interes të shqiptarëve të Kosovës dhe rajonit nuk ka se si të jetë në interes të Shqipërisë.

Ndërkohë shqiptaret pertej kufirit shtetëror e ndjejnë dhe e vuajnë Serbinë si rrezik të madh kombëtar, Kryeministri Rama e sheh dhe e trajton Serbinë si partner të madh tregtar.

Teksa Shqipëria është në pozicionin për të lobuar maksimalisht për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ajo zgjedh të përmirësojë marrëdhëniet Rama-Vuçiç.

Duke dalë kundër interesit kombëtar, kjo nismë duhet të zhbëhet një orë e më parë e jo të kërkojë të legjitimohet me mënyra fiktive siç është pseudo-konsultimi i një autokrati. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat